Indro Montanelli ishte fëmija i vetëm i Sestilio Montanellit, profesor dhe më vonë Drejtor i Liceut martuar me Madalena Doddoli që vinte nga një familje e pasur tregtarësh. Lindi në Fuçekio të Toskanës në Itali më 22 prill1909, dhe po atje u varros më 23 korrik të vitit 2001. Emri i tij i vënë nga i ati i takon sipas perëndeshës Hindu dhe ia kthyen në gjinië mashkullore “Indro”. Qysh në fëmijëri të hershme vuante nga paniku dhe depresioni. Montanelli nuk pati fëmijë dhe kurrë nuk u martua. Ai e përshkruante veten si një njeri i dhënë pas punës, gjë që e bëri të mos kishte vend jeta familjare. Pasi u diplomua në dy universitete, Universitetin e Firences në fillim për Drejtësi dhe shkenca politike, më pas ndoqi studimet në Sorbonë e në Grenoblë të Francës për gazetari dhe punon për “Paris soir”. Në fillimtë viteve tridhjetë bashkohet me ideoligjinë antikapitaliste dhe antiborgjeze; hyn në kontakt me Berto Ricinn dhe bashkëpunon me “L’Universal”. Në këtë periudhë njeh Leo Longaresin, të cilin e pranon si mësuesin e tij të gazetarisë. Më 1935 boton librin e tij të parë “Lamtimirë kohës së paqes”. Shkon në Kanada si correspondent i “Paris soir” dhe më pas merret në punë nga Agjencia e Nju Jorkut “United Press”.
Simpatizon si shumë të tjerë Musolinin, dhe shkon vullnetarë në Abisini me dy vjet përvojë pune si gazetar i kronikës së luftës, ku dekorohet me dy dekorata. Boton librin “Batalioni XXeritas” (Si gazetar linda në luftën e Abisinisë). Pastaj shkon në Luftën civile të Spanjës dhe shkruan prej andej për gazetën Messaggero-s, shkrime kritike me plotë të vërteta për luftën fashiste. Kjo do t’i sjellë, më 1937, përjashtimin nga urdhëri i gazetarit dhe po ashtu edhe nga Partia fashiste, ku nuk do të kthehet më. Është i pranishëm në dorëzimin e Polonisë,e më pas ndodhet në Estoni dhe Filand ku sheh nga afër pushtimin e saj nga forcat sovjetike.
Ai nuk u ndal në rrugën e gazetarisë dhe vazhdoi si një shpirt rebel përgjatë gjithë jetës, duke e paguar shpesh edhe shumë shtrenjtë, nuk shkroi veçse atë që mendoi. Gjithmonë notoi kundër rrymës, i bëjnë atentat Brigadat e kuqe dhe me vite e kërcënonin, por ai nuk u ndal. Montanelli ishte jo vetëm një gazetar i madh, por u shqua edhe si një historian i apasionuar. Kredoja e tij ishte-ideja e individit vlen më shumë se bindja kolektive. Pavarësia profesionale e bën të besueshëm për lexuesin, i padurueshëm për të tjerët. Montanelli nuk pranoi kurrë të aderonte në ndonjë parti, ndaj edhe nuk merrej me politikë të mirfilltë. Në vitin 1991 kundërshton emërimin senator i përjetshëm që Presidenti Cosiga, i ofroi.
Në moshën 83 vjeçare tha: “kredoja ime vazhdon të jetë ende modeli i gazetarit krejtësisht të pavarur”. Njihet postulati i tij për gazetarin në ligjeratën e mbajtur në Universitetin e Torinos ku tha: Gazetaria nuk të çon në pasurim, mund të të çojë në mirëqenie, për hir të së vërtetës. Unë nuk ankohem, kam aq sa më mjafton, bile edhe më shumë për të jetuar mirë. Por, një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ka shfrytëzuar zanatin për të arritur qëllime të tjera. Një gazetar që skllavëron zanatin – duke i kërkuar ndjesë Prokurorit – unë do ta pushkatoja. Ai shkroi 71 vepra që nga historia, biografia, eseistika dhe kujtimet. Njihet për kolanën me 22 vulume : Historia e Italiane që nga antikiteti në shekullin e XX deri në fund, Historia e Romës, Historia e Greqisë, Kujtime mbi marrëdhëniet me Musolinin, Historia e heroit Risorginantos, Italia gjatë fashizmit e shumë të tjerë.
Indro Montanelli ishte një gazetar, eseist dhe dramaturg italian, i konsideruar si një nga gazetarët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë. Ai drejtoi "Il Giornale" që nga viti 1974, dhe para kësaj, punoi për "Il Corriere della Sera". Pasi u largua nga "Il Giornale" në vitin 1994, ai themeloi gazetën e përditshme "La Voce", të cilën e redaktoi deri në mbylljen e saj në vitin 1995.
Montanelli njihet për stilin e tij të qartë dhe të drejtpërdrejtë të shkrimit dhe për angazhimin e tij qytetar dhe politik. Ai shkroi libra të shumtë, duke përfshirë historitë e Greqisë dhe Romës, dhe mori pjesë aktive në debatin kulturor dhe politik italian. Imazhi i tij mbetet shumë i gjallë sot, dhe ndikimi i tij në gazetarinë italiane është i pamohueshëm. Me ikjen e këtij kollosi të mendimit të Italisë është kriujar një boshllëk, që zor se do ta mbushin brezat e ardhshëm, shprehet media italiane.
Shkurt, Indro Montanelli ishte një figurë kyçe në gazetarinë italiane, i njohur për shkrimet e tij dhe kontributin e tij në historinë e Italisë.
Montanelli dhe e Majta. Nuk kam qenë kurrë i majtë. Thjesht ia dhashë - dhe pas shumë hezitimi të vetërrëfyer - votën time, për arsyen shumë të thjeshtë se një skrupull, jo ideologjik, por i thjeshtë mirësjellje - të cilin ende e besoj të vlefshëm - më pengoi të votoja për të djathtën.
E bëra këtë, megjithatë, pa asnjë iluzion, megjithëse në këtë drejtim duhet të bëj një dallim midis të majtës dhe të majtës. Sepse besoj në konvertimin demokratik të së Majtës politike (po flas, sigurisht, për llojin serioz, Partinë e vjetër Komuniste). Dhe jo aq shumë nga besimi në mirëbesimin e njerëzve të saj, por më tepër për shkak të gjendjes së domosdoshmërisë në të cilën ndodhen: në çfarë grepi do ta varnin një neomarksizëm që vdiq nga një vdekje natyrale? Është në të Majtën e të ashtuquajturës inteligjencë që nuk e kam besuar kurrë, ju siguroj, as kur më duartrokitën, duke menduar se më kishin "kapur". Kam miq në të majtë, dhe madje edhe modele: të njëjtët që kisha më parë. E konsideroj një nder të madh që gjithmonë kam qenë i vlerësuar lart nga burra si Leo Valiani, Vittorio Foa dhe Aldo Garosci, për të përmendur vetëm më të shquarit, edhe kur ata sfiduan disa pozicione të mia.
Montanelli vdiq në moshën 92 vjeçare dhe hirin e tij ia çuan tek varri i nënës në Fuçeko aty kish lindur. Indro Montaneli shkroi një libër për Shipërinë me titullin “SHQIPËRIA NJË DHE NJË MIJË”, për të cilën shkruan: ” Para se të shkelja tokën e Shqipërisë, kisha lexuar nëpër libra se klima e saj paraqet tri pamje, në varësi të zonave: ka klimën mesdhetare, njëlloj si të Italisë së Jugut, por më të lagësht, në brezin e ulët bregdetar nga Shëngjini në Vlorë; klimën alpine në zonën malore; klimën kontinentale si të Maqedonisë në krahinat e Korçës dhe të Devollit”. “Askush prej tyre s’më kërkoi liri; bukë kërkonin, edhe rrugë e tokë për të mbjellë, edhe shtëpi e qe. Ndërsa mua më shkonte mendja, si të ishin kryevepra të humorit, te librat që kisha lexuar për Shqipërinë, libra gazetarësh francezë, anglezë amerikanë, ku flitej sikur problemi shqiptar të ishte ai i organizimit të lirive demokratike”. Vetëm ky pasazh tregon se ky intelektual klasi, që vjen në Shqipëri ka lexuar krahas historisë, ka studiuar doket dhe zakonet shqiptare, por dhe është interesuar që të ketë informacion edhe për klimën e vendit.
Historiani anglez Maek Smith, e cilëson si “një njeri të jashtëzakonshëm, gazetar të vërtetë”
Kastriot Kotoni
Armik i shqiptareve pedofil di merda.Ky person ne 1991 kur ne shkuam ne Itali,tha per ne qe jemi kriminele te pashpirt.Ne luften e Abisinise esht akuzuar per pedofili.Bustin e tij ne Milano e kan lyer me boje.
O injoranti, Montaneli ka shkruar nje nga librat me te kthjellet per Shqiperine, po hajvanet si puna jote nuk e dine kete gje. Nuk ka qene asnjehere armik i shqiptareve. E dyta, nuk ka pasur kurre akuze per pedofili. Jetoi dhe vdiq me te gjitha nderimet. Ti dhe ato pak gjera qe ke degjuar, i ke lemsh.