
Hera e parë që ndodh në histori , Christopher Nolan godet sërish! Ndërkohë që “The Odyssey” ndodhet ende në xhirime, një sasi e limituar biletash për shfaqjen në “IMAX 70mm” dolën në shitje 1 vit para premierës dhe brenda pak minutash...të gjitha “sold out".
“The Odyssey”, me një super kast aktorësh si Matt Damon, Tom Holland, Anne Hathaway, Robert Pattinson e Charlize Theron është filmi i parë në histori, biletat e të cilit dalin në shitje 1 vit para premierës, duke arkëtuar në total $1.5 mln.
A do të rezultojë një sukses edhe në kinema dhe a do t’i afrohet “Odisesë Shqiptar”, i konsideruar si një nga "Odisetë" më të mirë kinematografikë, prodhimi europian i vitit 1968 me Bekim Fehmiun protagonist, si dhe pjesëmarrjen e aktores me origjinë shqiptare, Irene Papas ( Irena Leleku)?
/digitalb/
Patjeter, pak shqipo nuk kish si te mungoje. Si gjithmone bota ka nisur nga Shqipot
"Odisesë Shqiptar"!!!??? Hyra në të gjitha Site-t dhe nuk gjeta asnjë referencë..... . Pyeta Inteligjencën Artificiale e cila kthen përgjigjigje për çdo lloj pyetje, sigurisht kur ajo ka përgjigje...... . Mirëpo për termin "Odisesë Shqiptar", nuk kishte asnjë përgjigje. Ju lutem më ndihmo me një indicie, më kërkoi. Kur i dhashë indicie, siç duan shqiptarët, përsëri nuk arriti të orjentohej që të jepte një përgjigje ashtu siç e duan shqiptarët.