Intelektuali europian Faik Konica

6 Korrik 2025, 14:20Kulturë Adri Kalaja

Askush nuk mund ta imagjinojë pa përftuar një ndjesi tmerri Shqipërinë zogiste në kapërcyell të osmanizmit.

Shqipëria ishte një vend i përzhitur, buzë Adriatikut, ku i pari me të dytin nuk ishin në të njëjtën linjë komunikimi, nuk flisnin të njëjtën gjuhë.

Shqipëria ishte e varfër. Kazma e pamëshirshme e mjerimi kishte kapluar çdo çati e oxhak shqiptar.

Injoranca bënte kërdinë pavarësisht përpjekjeve të rilindasve, disa prej përpjekjeve të tyre madje ishin harruar.

Dumbabistët prisnin si ai qeni dinak në një rrugicë të errët ditën kur mund t’i faleshin sërish te këmbët sulltanit.

Italia motër nuk na begeniste më, as për të bërë tregti dhe jo më për të na dhënë një dorë.

Në këtë situatë lindin dy shkëndija të reja, them dy sepse janë të pandashëm nga njëri tjetri. Faik Konica dhe Fan Noli. Por në këtë rast do të flas vetëm për njërin.

Faik Konica ishte një aristokrat i rafinuar dhe i ditur. Bir i denjë i tokës frënge ai megjithatë numëronte deri në 8 gjuhë të huaja që mund t’i përdorte.

Kundërshtar i përhershëm i injorancës dhe fanatizmit ai përdor në mënyrë shkatërrimtare satirën te vepra e tij “Doktor Gjilpëra” por dhe te “Katër përralla nga Zululandi”.

Konica studioi filozofi në Francë megjithatë plaga e tij e përhershme ishte e ardhmja e Shqipërisë. Thënë troç, ai mbretin Zog nuk e shihte më shumë se një sharlatan e mashtrues, trim gjithsesi, por në asnjë mënyrë të përshtatshëm për sundimtar, madje as për politikan.

Konica kishte ëndërr një Shqipëri europiane. Mik me Apolinerin atij kurrë nuk do ja merrte mendja se në Shqipërinë e vogël sovjetizma 50 vjeçare do e largonte akoma më shumë Shqipërinë nga Europa.

Pikërisht këtë rrëfen Doktor Gjilpëra. Një mjek i ri europian që përballet me levantinët e pashpirt dhe injorantë shqiptarë.

Ëndrra e Konicës mbeti pezull. Vepra e tij jo. Megjithatë, ai shkroi pak, pak por me thelb.

3 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    "Intelektuali europian"! Çfarë dallimi ka intelektuali europian nga ai amerikan apo kinez psh? Po një intelektual shqiptar a ka dallim nga një intelektual europian? Emërtime që në të vërtet nxjerrin në pah një kompleks inferioriteti të atyre që bëjnë klasifikime të tilla të pakuptimta.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demotakercita

      Konica eshte nje korife i letrave shqip.Ai si shme njerez te ditur u perpoq per perparimin e vendit.Ai e shau dhe anatemoi Zogun por nga ai mbret morri dhe benefitet.Ahmet Zogu qe kemi degjuar shume te keqia,ishte nje pushtetar qe punoi ne Shqiperi per Shqiperine.Po ashtu edhe ata qe u perballen me armiqte ne luften e dyte boteror,punuan ne Shqiperi per perparimin e saj.Asnje politikan nuk eshte kristal,kushdo ka drit-hijet e tij.Po ashtu edhe Konica.

      Përgjigjjuni
      1. c
        c

        Si nje lexues i rregullt i kesaj gazete, me modesti dhe perunjesi i sugjeroj qe te redaktohen artikuj te tille qe kane te bejne me fakte e figura apo ngjarje historike. Artikulli i mesiperm eshte shembulli se si dikush nga deshira per te thene dicka per nje figure te shquar te kombit si Faik Konica, jo vetem qe thote pasaktesira por edhe figurat letrare i perdot krejtesisht pa vend. Qe ne fjaline e pare shfaqet padija historike e autorit pasi "shqiperia zogiste" fillon ne vitin 1922 , nderkohe qe me osmanet ishim ndare qe me pavaresine e vitit 1912. Ne nje rast tjeter thote per Konicen se ishte bir i denje i tokes frenge kur dihet se ai lindi me 15 Mars 1875 ne Konice , fshat shqiptar, tani ne Greqi. Ose duke folur per Shqiperine zogiste "ku injoranca bente kerdine" , ne kete situate linden dy shkendija te reja si Faik Konica dhe Fan Noli.Kjo eshte krejtesisht e pavertete pasi "shkendijat e Konices kishin lindur qe kur Zogu ishte dy vjec e konkretisht ne vitin 1897 kur filloi botimin e revistes politiko kilturore e letrare "Albania:" qe per 12 vite me radhe u be organi me i rendesishem e me me autoritet i Rilindjes kombetare. Po ashtu Noli ishte bere nje figure e njohur kometare qe ne vitin 1903 kur Zogu ishte vetem 8 vjec. Edhe perdorimi i figurave letrare eshte krejtesisht i papershtatshem si ne rastin kur thote se Shqiperia e Zogut ishte nje vend i perzhitur apo kur thote se"kazma e pameshirshme e mjerimit " kishte kapluar cdo cati e oxhak shqiptar? Duke inkurajuar autorin shpresoj qe keto verejtje te vogla ti sherbejne qe te jete me i vemendshem ndaj fakteve e situatave historike qe nuk lene vend per interpretim por edhe por edhe perdorimi i gjuhes se figurshme si metaforat mos te perdoren te shkeputura nga konteksti dhe qe e bejne te pakuptimte perdorimin e tyre.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje