Në Rrajcë, tradita nuk është kujtim, por pjesë e gjallë e përditshmërisë, transmeton ora.
Veshjet popullore që punohen ende me dorë dhe vallet karakteristike ruhen me fanatizëm nga banorët, si pjesë e identitetit të tyre kulturor.
Komuniteti kërkon që kjo trashëgimi shpirtërore të njihet edhe nga UNESCO.
Në një një nga skajet më të pastra të natyrës shqiptare, kultura nuk është një histori e shkuar, por një realitet i gjallë. Në Rrajcë, Gratë e zonës, vijojnë të thurin kujtesën kombëtare në çdo fije stofi.
Veshjet tradicionale nuk janë thjesht kostume të zbukurimeve festive, por dëshmi e gjallë e një identiteti që përcillet, nga e kaluara në të ardhmen.
Sinkron: Gruaja artizane – me veshje tradicionale
Por jeta në Rrajcë nuk vallëzon vetëm nëpër fije qëndisjesh.
Fëmijët e mësojnë vallen qysh në vogëli, jo si një ushtrim, por si pjesë e ADN-së kulturore që u përket.
Por përpjekjet e Rrajcës nuk ndalen tek ruajtja. Banorët kanë kërkuar që kjo trashëgimi shpirtërore të marrë njohjen që i takon në rang botëror, përmes listës së UNESCO-s.
Megjithatë, entuziazmi i komunitetit nuk mjafton. Rrugëtimi drejt njohjes ndërkombëtare kërkon bashkëpunim institucional nga Ministria e Kulturës, pushteti vendor dhe çdo organizatë që ka mision ruajtjen e trashëgimisë.
Lini një Përgjigje