Festivali i Diversitetit Kulturor në Gjirokastër (VIDEO)

5 Korrik 2025, 22:15Kulturë TEMA
Festivali i Diversitetit Kulturor në Gjirokastër (VIDEO)

Në Gjirokastër u organizua Festivali i Diversitetit Kulturor, shkruan atsh.

Aktiviteti i dedikohej kulturës dhe traditave të komunitetit rom të qytetit të gurtë. Kryebashkiaku Flamur Golemi përcolli momente nga Festivali i Diversitetit Kulturor që solli gjallëri, ngjyra dhe energji pozitive.

“Jemi të përkushtuar të promovojmë dhe të mbështesim vlerat tradicionale dhe kulturore të komunitetit rom”, u shpreh kryebashkiaku Golemi.

Në sheshin e qytetit banorët por edhe vizitorët që janë të shumtë në këtë periudhë, patën mundësinë të argëtoheshin me muzikë, të shihnin prodhimet artizanale të komunitetit rom në panairin e hapur me këtë rast. Mes të tjerash pati edhe një ekspozitë pikture dhe shumë përvoja të ndara në një atmosferë të shkëlqyer shkëmbimi kulturor.

Festivali i Diversitetit Kulturor u organizua nga Bashkia Gjirokastër së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, IRCA, UNICEF dhe partnerë të tjerë. 

Lini një Përgjigje