“Turizëm përmes tingujve”, Orkestra Frymore e FA performon në Shkodër (VIDEO)

5 Korrik 2025, 16:09Kulturë TEMA
“Turizëm përmes tingujve”, Orkestra Frymore e FA performon

“Turizëm përmes tingujve” ishte aktiviteti i mbajtur nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në qytetin e Shkodrës.

Ata performuan në rrugën pedonale të qytetit, duke ngjallur interesin e qytetarëve dhe turistëve që po shëtisnin në këtë zonë.

Për dirigjentin e orkestrës, Altin Babameto, ky event vjen në kuadër të një projekti të Ministrisë së Mbrojtjes, që synon të sjellë pikëtakime kulturore në qytetet turistike të Shqipërisë.

Përveç parakalimit në rrugën pedonale, Orkestra Frymore performoi edhe për disa minuta përpara Bashkisë Shkodër, duke përcjellë një atmosferë të veçantë për të gjithë të pranishmit që ndoqën këtë performancë.

Edhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau pamje nga parada e Orkestrës Frymore të FA, shkruan atsh.

“Parada e Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura në pedonalen e Shkodrës”, shkroi Beci në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje