Gonxhja: Bashkëpunim Shqipëri-Itali në digjitalizimin e arkivave dhe promovimin e artit bashkëkohor

5 Korrik 2025, 13:56Kulturë TEMA
Gonxhja: Bashkëpunim Shqipëri-Itali në digjitalizimin e arkivave

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot një delegacion të nivelit të lartë në kuadër të bashkëpunimit strategjik ndërmjet institucioneve kulturore shqiptare dhe atyre italiane, shkruan atsh.

Delegacioni përfaqësues italian ishte nga MAXXI, Muzeu Kombëtar i Arteve të Shekullit XXI, Ministria e Jashtme Italiane, Ambasada Italiane dhe Instituti Italian i Kulturës.

Gonxhja tha se “takimi vuri theksin në rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në fushën e menaxhimit të institucioneve muzeale bashkëkohore dhe në ndërtimin e urave të qëndrueshme bashkëpunimi që do të shërbejnë si themel për zhvillimin e Muzeut të ardhshëm Kombëtar të Arteve të Bukura të Shqipërisë”.

Sipas ministrit Gonxhja, “ky bashkëpunim synon të mundësojë akses në praktikat më të mira evropiane në fushat e ekspozimit artistik, ruajtjes së trashëgimisë muzeale, digjitalizimit të arkivave dhe promovimit të artit bashkëkohor”.

“Në këtë kuadër, një rol të veçantë zënë programet e përbashkëta të trajnimit, shkëmbimi i eksperiencave dhe ekspertizës mes institucioneve tona, një qasje që garanton jo vetëm përfitim të ndërsjellë, por edhe një vizion të përbashkët për të ardhmen e kulturës”, tha Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale.

1 Komente

  1. k
    k

    Shkoni more injorantē , rregulloni vitet r pensionit ne e-Albania ,ç’ju duhet arti ju. Kam çuar lobrezēn e punes orgjinale me 7 vjet ne nje vend pune, kurse kafshet me pergjigjen se kam Vetēm nji vjet pune.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje