Nis në Tetovë “Kolonia Ndërkombëtare Artistike 2025” me pjesëmarrjen e 16 artistëve nga rajoni dhe bota
5 Korrik 2025, 12:11KulturëTEMA
Dje në Tetovë u hap edicioni i 16-të i “Kolonisë Ndërkombëtare Artistike 2025”, organizuar nga Galeria e Arteve Tetovë. Në këtë ngjarje marrin pjesë 16 artistë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Serbia, Turqia dhe Ukraina.
Kolonia zhvillohet në Kodrën e Diellit deri më 8 korrik dhe synon të nxisë bashkëpunimin dhe shkëmbimin mes artistëve të rajonit.
Çdo artist do të krijojë nga dy vepra që do t’i shtohen koleksionit të Galerisë, i cili aktualisht numëron 378 vepra.
Mbrëmjen e sotme u hap edhe ekspozita personale “Stinë Shqiptare” e piktorit shqiptar Sadik Kasa. Eventi mbështetet nga Ministria e Kulturës së RMV dhe sponsorë të ndryshëm lokalë.
Lini një Përgjigje