Ndre Mjeda ka qenë prift, gjuhëtar, poet lirik dhe deputet shqiptar. Si i ri me intelekt të zhvilluar, i talentuar dhe studioz, tërhoqi vëmendjen e jezuitëve, të cilët menduan ta bënin prift.
Ai vazhdoi me pas studimet fetare në Spanjë, Itali e Poloni. Që në kohën e studimeve, Mjeda i ri shkroi vjershat e para. Poemthi “Vaji i bylbylit” u botua me 1881. Ndërsa në vitin 1937, Mjeda botoi poemthin “Liria”. Ai shkroi dhe poemthat me tingëllima “Lissus” dhe “Scodra”, kjo e fundit e papërfunduar. Mjeda e kaloi gati gjithë jetën e tij si prift në krahinat e Shkodrës, sidomos në fshatin Kukël, ku u vendos më 1906-1907. Aty krijoi dhe poemën “Andrra e jetës”. Mjeda dallohet për lirizmin e tij, stilistikën e vargut dhe forcën përçuese të mesazhit. Vdiq në Shkodër më 1 gusht 1937, shkruan panorama.
Gjatë viteve studentore nisi të shkruante poezi, ndër to edhe vjershën melankolike mjaft të lexuar Vaji i bylbylit, botuar më 1886 në broshurën Scahiri Elierz (Poeti i nderuar), ku shpreh mallin për vendin e tij. Po e kësaj periudhe është vjersha “Vorri i Skanderbegut”. Tema e shqiptarit në mërgim, që e merr malli për atdheun nën zgjedhën turke, ishte më se e zakontë në letërsinë e Rilindjes, sidomos në dhjetëvjeçarin pas dështimit të Lidhjes së Prizrenit. Edhe shumë vjersha të tjera nga penda e tij u kushtohen temave të tilla kombëtare. Por në poezinë e Mjedës ndihet ndikimi jo vetëm i kulturës rilindëse të kohës, por edhe i mësuesit të tij Leonardo De Martino.
Po aq ndihet në vargun e Mjedës edhe ndikimi i poetëve bashkëkohës të Italisë: Karduçi, Paskoli, D’Anuncio si dhe autorë letërsisë latine. Vjersha e Mjedës “Gjuha shqype”, e shkruar në dhjetor 1892, iu përkushtua gjuhëtarit austriak Majer. Veprat e Majerit dhe Pedersenit zgjuan te Mjeda interesimin për historinë dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, që do të vazhdonte edhe në vitet e mëvonshme dhe do të kthehej në një ndihmesë për vetë problemin e alfabetit, nëpërmjet punës së tij me tekstet shkollore dhe tekstet e vjetra shqipe. Në krye të shoqërisë “Agimi” botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti me kriterin shkencor për çdo tingull një shkronjë, duke përdorur shenjat diakritike me kroatishten si model. Me këtë alfabet Mjeda dhe Xanoni botuan një numër këndimesh për shkollat shqipe, ndër to “Këndimet për shkollat e para të Shqypnisë”, i cili përmbante një numër tekstesh në prozë të shkruara nga Mjeda. Në fillim të shtatorit 1902, Mjeda u ftua në Hamburg për të marrë pjesë në Kongresin e 13-të Ndërkombëtar të Orientalistëve, ku lexoi një kumtesë me titull “De pronunciatione palatalium in diversis albanicae linguae dialectis” (Mbi shqiptimin e qiellzoreve në dialektet e ndryshme të gjuhës shqipe).
Fazës së dytë të krijimtarisë së NdreMjeda e cila nisi pas Luftës i Botërore, i përkasin poemat në tingëllima “Scodra” dhe “Lissus”, ku, përmes historisë së lashtë të dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme. Ndre Mjeda dha ndihmesën e tij edhe në fushën e gjuhësisë. Puna e tij u zhvillua në, gramatikë, leksikologji, filologji. Krijoi alfabetin që u zbatua prej shoqërisë Agimi Dha ndihmesë të shënuar në lëvrimin e gjuhës letrare. Në historinë e gramatologjisë shqiptare janë për t’u përmendur “Vërejtje mbi artikuj e premna pronës të gjuhës shqipe” (1934). Ndre Mjeda është ndër të parët gjuhëtarë shqiptarë që u morën me studimin dhe transkriptimin e veprave të letërsisë sonë të vjetër. Transkriptoi pjesërisht veprën e Bogdanit (1930) dhe të Budit (1932), shkroi për dialektin shqiptar të Istries (1932) dhe për “Perikopenë e ungjillit” të shek. XIV-XV (1933).
Ndër bashkëkohësit e Rilindjes, Mjeda kishte letërkëmbim me Nikolla Naçon, të cilit i shprehte dëshirën që ta ndihte të lidhej me rilindas të tjerë. Mjeda u interesua që herët për veprën e albanologëve që bënë studime e botime mbi gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare. Kësodore pati një letërkëmbim të rëndësishëm me Meyer, Pedersen, Thomsen, Thurneysen, Krymbacher, Kretschmer, Bloomfield, Brugmann, Tagliavini, Patsch, Jagiq, Nachtigal, Skok, Jokl, Reinisch, Karabacek, Mueller, Schroeder, Jarnik, Lambertz, Meillet, Viezzoli, Valentini, Cordignano, Teza, Nopça, Thalloczy dhe Weigand.
Ëndërro njeri, sot ma shumë se kurrë
Vepro e len prova t ‘prekshme
Fol, e t’nihet zani deri n’ skaje
Jeto, atë jetë tanen, jo tjerëve
Ngihu, me gjanat si t’mushin zemrën
Pi, bukurinë e deteve e oqeaneve
Mëso, e burimi dijes mos t’dij
Puno, kopshtin e mendjes gjithmonë
Kupto, vuajtjen njerëzore t’ pakufi
Ndimo, at t’ paudhin t’ kthehet
Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera,
veç për ty m’rreh zemra e mjera
Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
por prap’ kjo, si diell pa hije,
Ku n’breg t’Cemit rritet trimi
Geg’ e tosk’, malsi, jallia
jan’ nji komb, m’u da, s’duron;
e nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon.
Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak’ e shkrime
Por me gjuhë kaq t’moçme e mjera
si nj’bij’ kjo që pa prind mbet:
për t’huej t’mbajshin dhenat tjera,
s’t’kishte kush për motër t’vet.
e ke zan’ tash sa mij’ vjet,
Porsa ditës i pat xanë filli,
Gjetht e vet e andej prej qielli
Pritte voesen per shtat t’ vet.
Kqyra n’ nesret, gjetht kish’ mshilë,
Dikush ksajë shpejt tash i a shklet.
Vrojta ‘i halë, s’ cillës i
E kahë qiella ajo lshon shtat;
Por duhija c’ i ban s’ pat.
Ajo halë qi s’ lodhë stuhija;
Drandofillja, qi e kohës kmesa
– Kalojn ditt e bukurija!
Vec virtyti m’ tokë qindron. –
Çka ke, zog, që rri kaq idhun
Jam ktu brendë si’i qen i lidhun
S’e kam dijtë për kaq t’vështirë,
A zverdhe fusha, e nder grunore
Vec n’at are, porsi nji e tretun
Me hije t’vet qe mbrapa e merr
Korrshe o bij me motra n’shend
Si vjet vetun tiu korr t’gjeta
Lini një Përgjigje