Violinisti virtuoz, Ara Malikian, ekspresiv në skenë, me një karrierë 25-vjeçare dhe turne në mbi 40 vende të botës, do të vijë për herë të parë edhe në Shqipëri.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bën me dije se koncerti “Intruso” i artistit Ara Malikian do të zhvillohet në 26 korrik në Amfiteatrin e Tiranës.
MEKI njofton se ky është koncerti i parë në Shqipëri, i violinistit unik në skenë, që vjen në Tiranë si pjesë e turneut të tij botëror, shkruan atsh.
Sipas MEKI-t, kjo do të jetë një mbrëmje mes tingujsh që ndërthurin kultura të ndryshme ndërkombëtare duke sjellë një krijimtari të jashtëzakonshme, pa kufinj mes vendeve dhe ndjesive.
Në njoftimin e MEKI-t cilësohet se ky koncert do të jetë një eksperiencë e paharrueshme, me ndjesi shpirtërore dhe emocionale krejt ndryshe nga eksperiencat e mëparshme.
“Mos e humbisni mundësinë unike për të dëgjuar një artist që me talentin dhe energjinë e tij shpreh kaq shumë ndjesi, histori dhe pasion”, përfundon njoftimi.
Lini një Përgjigje