Pesë kostumet karakteristike të Dumresë (FOTOT)

5 Korrik 2025, 19:08Kulturë TEMA
Pesë kostumet karakteristike të Dumresë (FOTOT)

 Dumreja mund të konsiderohet si zemra etnografike e Shqipërisë së Mesme. E njohur për relievin karstik dhe liqenet natyrore, Dumreja ruan gjurmë të qytetërimeve të lashta dhe pasuri të çmuara etnografike.

Kjo zonë ka edhe 5 kostumet e saj, pjesë e kostumeve popullore shqiptare. Këto pesë kostume popullore karakteristike, të punuara në tezgjah, dëshmojnë trashëgiminë dhe identitetin e kësaj treve. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore sjell imazhe të këtyre kostumeve karakteristike, te cilat ende ruhen nëpër familjet e zonës dhe përdoren në festa dhe ditë të veçanta si simbol krenarie dhe tradite.

Folklori i zonës, si në veshje ashtu edhe në interpretime, i përket zonës toske të Shqipërisë, shkruan atsh.

Dumreja ka këngët dhe vallet tipike të saj. Këngët këndohen në grupe prej 4-5 personash ne mënyre polifonike, ku njëri është këngëtari dhe pjestarët e tjerë mbajne iso. Ndër grupet më të mirënjohur shquhet grupi folklorik i Belshit, i cili ka marrë pjesë në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, por edhe në festivale ndërkombëtare, jashtë vendit.

Lini një Përgjigje