Nga Fiorela Katroshi
Më 9 nëntor 1917 u ekzekutua atdhetari Themistokli Gërmenji. Gërmenji lindi në Korçë, në janar 1871. Në vitin 1892 mërgoi së bashku me të vëllain, Telemakun, në drejtim të Rumanisë, ku punoi si çirak dhe u mor me tregti.
Atje u lidh me shoqëritë patriotike “Drita” e “Dituria” dhe u përfshi në veprimtarinë e tyre atdhetare. Pas revolucionit xhonturk të korrikut 1908, hoteli “Liria” në Manastir që bashkëndante si pronë me Telemakun, u bë vatër e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Në vitin 1911 Gërmenji u lidh me rrethet arbëreshe të Italisë, për t’u angazhuar më pas në radhët e një qendre patriotike shqiptare në Korfuz, ku u aktivizua.
Në vitin vendimtar 1912 u vu në krye të një çete luftëtarësh të armatosur, që vepronte në krahinën e Korçës. Bashkëpunoi me qeverinë e Ismail Qemalit dhe në vjetët 1913-1914 kreu detyra të rëndësishme në administratën e shtetit të pavarur shqiptar.
Në vitet 1916-1917 luajti rol kryesor për nënshkrimin e protokollit shqiptaro-francez të 10 dhjetorit 1916, përmes të cilit u shpall Krahina Autonome e Korçës.
“Mos m’i lidhni sytë! Të më pushkatoni me gjoksin para dhe jo në shpinë. Skuadrës së pushkatimit ia jap vetë urdhrin për zjarr”, citohet të ketë thënë patrioti Gërmenji para togës së pushkatimit, të urdhëruar prej gjyqit ushtarak francez.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ndau në këtë përvjetor foton e Gërmenjit me Nikolla Ivanajn.
Misteri
Ende sot, dënimi me pushkatim dhe ekzekutimi i Themistokli Gërmenjit prej një gjyqi ushtarak të shtabit francez në Selanik të “Armatës së Lindjes” dhe dosja e procesit të tij ka mbetur “mister”.
Me gjithë përpjekjet që bëri qyteti i Korçës për të mësuar të vërtetën e procesit, me gjithë përkushtimin disavjeçar të avokatëve të vejushës Gërmenji, që u paguan nga vetë qytetarët korçarë, dosja e procesit u mbajt e mbyllur.
E vërteta është që edhe shteti shqiptar bëri një numër përçapjesh për shqyrtimin e dosjes në fjalë, por Republika Franceze ka ngulmuar ta ruajë të mbyllur me xhelozi atë dosje.
Edhe historiani zyrtar që ka mbuluar historinë e “Republikës Autonome të Korçës”, Muhin Çami, është dorëzuar. Në botimin e tij më të fundit “Shqiptarët dhe francezët në Korçë 1916-1920” (Dituria 1999) ka pohuar: “Edhe tani kur po shkruajmë këtë artikull studimi nuk mund të themi se e kemi dokumentacionin në dorë.
Na mungojnë, psh., aktet e gjyqit të Themistokliut, kërkimi i të cilave ka qenë në qendër të vëmendjes së studiuesve shqiptarë, por ende pa rezultatet e dëshiruara. Mungesa e tyre përbën një boshllëk të ndjeshëm”.
Letra
Themistokli Germenji lindi në Korçë në një familje me origjinë nga fshati i Gërmenjit, i biri i Thanasit dhe Katarina.
I ati qe themelues i lëvizjes “Shoqëria e Zezë për Shpëtim”, e për shkak të veprimtarisë së tij u vra në Thrakë. Në vitin 1892 mërgoi për në Rumani bashkë me vëllanë, Telemakun. U kthyen në atdhe pas nëntë viteve dhe u vendosën në qendrën e vilajetit, Manastir.
Aty hapën hotelin “Liria” në fillim të vitit 1908, ku veç dhomave për të fjetur, kishte një restorant, një sallë të madhe për konferenca dhe një bibliotekë që mund ta shfrytëzonin të gjithë.
Në një dhomë të fshehtë ndodhej shtypi kombëtar: libra, gazeta dhe revista të shtypura në gjuhën shqipe në Sofje, Bukuresht, Boston e gjetkë. Ishte pikë mbledhjeje për rininë shqiptare që shkollohej atëkohë në qytet.
Ndihmoi për organizimin e Kongresit të Manastirit, që u mbajt në hotelin e tij. Në fillim të prillit të vitit 1911, Themistokli Gërmenji shkoi në Sofje, ku e priti Nikollë Ivanaj. Para pushkatimit, Themistokli Gërmenji i dërgoi një letër të shoqes, së cilës i kërkoi që të martohej bashkë me një kërkesë.
“E dashura ime Evdhoksi, rashë dëshmor i çpifjeve. Meqenëse unë nuku kthenem në Korçë dhe më s’jam për shtëpi, tinë ke të drejt të martohesh, po për martesën tënde të këshillohesh me Pandelinë e Tsalit, i cili ka për detyrë, si atdhetar që është, të mos të të lërë të vuash. Nënës i puth dorën.
Vasilin dhe Efçën i puth me mall sytë. Dijeni që vdes i pafajshëm. Kërkoj ndjesë nga të gjithë atdhetarët, në qoftë se kam bërë ndonjë të ligë pa dashur.
Rroftë Shqipëria nën mbrojtjen e Francës. Shoqi yt, Themistokli Gërmenji, Selanik 9, 11, 1917. Adresa Evdhoksi Th. Gërmenji, Në Korçë, Shqipëri”, – shkruhej në letër.
Muhin Tourkotsami, istorian a "studius" i storias se "Autonomy of Koritsa"!!? O Zot cfare tjeter do te na shohen site.....!?
Keta palo vlehet orthodokse u bene promotor me parate e Austro -Hungarise dhe bene kete gje gje qe ben qe nuk ka funksionuar prej 113 vitesh dhe qe vetem hsjduteve mund ti kete qeshur buza ah perfshihen dhe lerat komuniste
Veper e pederasteve greko-orthodhokse
Nuk ka lidhje me greko ortodoksët , ai ishte vetë familje ortodokse , ndërsa Korça ishte Republikës autonome Franceze . Është enigmë vrasja e Mihal Gramenos .
Po flasim per Th.Germenjin dhe jo per Gramenon. Ku je.....
Heronjte e tej fryre ne kohen e komunizmit duhet te rishikohen. Disa e humbin shkelqimin ashtu si vete Enveri asht armiku me i madhe i shqiptarizmes, duke perfunduar me 1941 agjent i serbeve. kam pyeture ne lidhje me Themistolkli Germenjin, njerez qe dinin diçka me preçize per te. Pergjigja ishte: ai ka qene Panbullgar. Deshi ta ankoronte Korçen me Bullgarine. Shqiperia ka jo vetem nje rrethim nga shqiptare ende te paster por dhe shqiptar te asimiluar qe disa ndjehen si Serbe e disa si bullgar. Kjo e shoqeron kudo Shqiperine me fqinjet sllavo-grek. Edhe Esat Pasha asht njoftuar me vones ne Selanik per eliminimin e tij,(pasi ishte varur) dhe nuk i mbeti tjeter vetem ta "akuzonte". Esati luante me te gjithe por ishte me Shqiperine. KurseTthemistokliu luajti per Bullgarine dhe ne na e kane dhene sikur ja bene greket ate kurth. Mundet pasi shqiptare, serbe, turqe e greke ndahen ne Selanik si kater etni te kunderta ku vertitej dhe perpjekja e paleve ne luften e Pare Botrore.
De l'indépendance albanaise à l'invasion de l'Épire du Nord modifier ~ Article connexe : Histoire de l'Épire du Nord de 1913 à 1921. ◇ Après la Première Guerre balkanique, l’Albanie finit par obtenir son indépendance mais l’instabilité qui règne dans le nouvel état aiguise les appétits territoriaux de ses voisins serbe, monténégrin et grec. De plus les Albanais sont divisés entre les partisans des Empires centraux (qui avaient soutenu l'indépendance albanaise à la conférence de Londres de 1913) et ceux des Alliés. Pendant la Première Guerre mondiale, la Grèce soutenue par l'armée française d'Orient occupe l’Épire du Nord : Gërmënji et d’autres patriotes albanais comme Salih Budka commencent par organiser la résistance dans la région de Korça[3]. De la République de Korçë à l'exécution de Gërmënji modifier ~ Article connexe : République de Korça. ◇ En 1916, l'officer français Henri Descoins, ancien chef d’État-major de l’expédition des Dardanelles et colonel de l'armée française d'Orient, entreprend des négociations avec les nationalistes albanais. Si .....Salih Budka..... poursuit la résistance aux côtés des troupes troupes austro-hongroises, Themistokli Gërmënji se range aux côtés de la France lorsque Descoins accepte de constituer une république autonome albanaise dans la région. En tant que représentant la communauté albanaise, Gërmënji participe à l’élaboration et à la signature du protocole du 10 décembre 1916 qui tient lieu de constitution du territoire. Il est ensuite nommé préfet de police par les Français, qui sont si satisfaits de son travail que Descoins le propose pour une décoration[4]. Pourtant, le renforcement du pouvoir d’Elefthérios Venizélos en Grèce du Nord et l’opposition de l’Italie à l’existence de la république de Korçë changent la donne géopolitique dans la région. Accusé d’avoir renseigné l’ennemi austro-hongrois, Gërmënji est arrêté par les Français et envoyé devant un tribunal militaire à Thessalonique. Condamné pour haute trahison, il est fusillé en 1917 par les français[5]. Plus tard il a été montré que le tribunal français avait été influencé par des agents italiens et grecs qui voulaient la mort de Gërmënji pour désorganiser la résistance albanaise[6]. Bibliographie/ Références/ Liens externes/ Dernière modification il y a 27 jours par SukunWaShadda pages associées/ Koritza ville et municipalité du sud-est de l'Albanie/ Histoire de l'Épire du Nord de 1913 à 1921. ~ République de Koritza État éphémère mis en place par l'armée française d'Orient en Albanie de 1916 à 1920 ~