Mbrëmjen e djeshme, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar solli një koncert të jashtëzakonshëm në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, si pjesë e vazhdimit të stinës koncertore. Në qendër të programit ishin kryevepra të kompozitorëve të njohur ndërkombëtarë dhe shqiptarë.
Publiku u përshëndet fillimisht me Suitën nga baleti “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Nikolla Zoraqit, një vepër e frymëzuar nga romani i njohur i Ismail Kadaresë. Më tej, emocionet u shtuan me Suitën për orkestër Op.22 të Georges Bizet (Zhozhe Bize ) dhe Adagion për kuartet orkestror të kompozitorit belg Guillaume Lekeu Gijom Leke )(– një pjesë e thellë dhe e ndjeshme në interpretim.
Kulmi i mbrëmjes ishte interpretimi i Simfonisë për orkestër dhe piano Op.25 nga kompozitori francez Vincent d’Indy,( Venso dondi) ku shkëlqeu pianisti i njohur Pascal Gallet, duke dhuruar një performancë plot finesë dhe virtuozitet.
Nën drejtimin e mjeshtrit Zhani Ciko, ky koncert u prit me entuziazëm nga të gjithë të pranishmit, duke sjellë një natë të paharruar për adhuruesit e muzikës klasike, transmeton rtsh.
Lini një Përgjigje