Njeriu që thuhet se filmoi zbritjen fallco të njeriut në hënë ka sot ditëlindjen. Stanley Kubrick ka sot ditëlindjen.
Ai lindi më 26 Korrik të 1928 në New York City të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një stilist i pashoq në kinema ai është përgjegjës për kryevepra si Dr.Strangelove apo Eyes Wide Shut.
Kubrick njihej mbi të gjitha për etikën e tij të punës dhe shumë shpesh dhe për artin e tij që lëvronte metafizikën e estetikës duke shkuar deri në kufinjtë e maniakales si dhe e tregojnë personazhet e tij te The Shining.
Kubrick do ishte 96 vjeç sot dhe arti mbarëbotëror do të kishte akoma në gjirin e tij një njeri të madh.
Më poshtë një koleksion fotografish nga më të veçantat e tij. A.K./TemA
Lini një Përgjigje