Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga shfaqja që dhuroi skena lëvizëse e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Durrës.
Rama shkruan se 100 artistët dhuruan një mbrëmje plot drita e ngjyra.
“Skena vjen tek ju Skena lëvizëse e TKOB (Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor) në Durrës, ku solli në skenë më shumë se 100 artistë në një mbrëmje plot drita e ngjyra”, u shpreh Rama.
“Stacioni i fundit i baletit kontemporan UNI për këtë sezon veror ishte qyteti i Durrësit.
Energjia dhe vitaliteti që UNI transmeton te publiku është e ngjashme me luftën e secilit prej nesh me veten dhe botën që e rrethon. UNI na bën të rikthejmë vëmendjen te brendia jonë”, njofton në rrjetet sociale TKOB.
Baleti kontemporan UNI vjen me koreografinë e Julind Dervishit, asistencën e balerinëve Livia Lara dhe Rovena Shqevi, kostumografinë e Dea Bejlerit dhe muzikën e Barbatuques, Brent Lewis, David Toop, etj., të formuluar nga Andi Vrapi.
Skena lëvizëse e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit e Ansamblit Popullor, ka ndërmarrë një “udhëtim” nëpër disa qytete të vendit, për ta çuar artin sa më pranë artdashësve, e për të mos qenë ekskluzivitet i kryeqytetit. atsh/A.K./TemA
Leri keto reklama, por jep ndonje lajm se cfare eshte per korrupsionin ne administrate dhe hapjen e plazheve per popullin. Mo ia jepni reren privatit! As bashkia nuk eshte pronare e reres. Ne SHBA, Bashkia jep qera vetem cadren dhe karriget kur i do qytetari!
Po pse , o Ben , ka plazhe SHBA-ja , unë di që njerëzit, balenat e peshkaqenët në Amerikë , lahen së bashku ?!
Po pse , o Ben , ka plazhe SHBA-ja , unë di që njerëzit, balenat e peshkaqenët në Amerikë , lahen së bashku ?!