“Fjalori i madh i shqipes” do të dorëzohet si vepër tërësore për redaktim deri në fund të muajit gusht.
Në mbledhjen e kryesisë së redaksisë së “Fjalorit”, u vendos që, pjesët e përfunduara nga hartuesit të bashkohen si një vepër e njësuar (gjendje paraprake) në periudhën e shkurtër që mbetet. Në këtë mbledhje çështja themelore për diskutim kishte të bënte me ritmet e punës dhe përpjekjet e pjesëmarrësve në procesin përfundimtar hartues e redaktues të veprës për ta kryer atë sipas afateve të parashikuara.
U kërkua të përshpejtohen ritmet e punës në të gjitha përbërëset e saj. Hartuesit do të dorëzojnë punën e kryer deri më tash, për të mundësuar njësimin paraprak pa filluar pushimet vjetore. Kurse në fund të gushtit do të bëhet bashkimi i të gjitha shkronjave në një vepër të vetme.
Vepra e përfunduar nga hartuesit dhe e redaktuar nga editorët me redaktim të fundmë nga kryeredaktori e dy zëvendëskryeredaktorët, kërkon të kryhen edhe disa procese pune shtesë.
Njësimi i trajtimit leksikografik është kërkesë themelore për cilësinë shkencore të “Fjalorit”. Kryetarët e grupeve të hartuesve-redaktorë do të zgjidhin problemet e kësaj faze përmbyllëse, sidomos kompaktësimin e lëndës, homogjenizimin kriterial dhe formal, redaktimin shkencor, gjuhësor e teknik.
U vërejt se numri i faqeve do të jetë mbi parashikimin, duke arritur në jo më pak se 8 mijë faqe. A.K./TemA
Nëqoftëse futen këtu fjalët e dialekteve të Kosovës, FYROM-it dhe Malit të Zi, atëherë nuk mund të quhet kurrësesi fjalor i gjuhës shqipe, se shqiptimet e tyre të bastarduara do merren për të mirëqëna nga trushkulurit shqipfolës.
Po ç'u munduat kot? Apo t'a vini në muze si ato hieroglifet egjiptiane që dinë t'i lexojnë vetëm ata dhjetë egjiptologët që janë në rruzull? Shkatërroni vendin, kombin, gjuhën dhe pastaj bëni fjalor. E kallët Shqipërinë dhe shqipen në dhe' e tani i bëni shkrimin shqip mbi varr. Shkruajani arabisht a turqisht më mirë që ta kuptojnë ata që do jetojnë në këto troje pas 30-40 vjetësh. Se ata që kanë marrë e do marrin dhenë as do dinë shqip e as do u bjerë ndërmend më.
Në foto, dilni të qeshur e të dashur, por pas saj fshihet ligësia. Pse nuk përballeni në televizione me Agron Dalipajn, që të shohim se sa ju vlen lëkura.
Fjalori i shqipes se sotme me rreth 35 mije fjale i ka rreth 1500 faqe. Kurse ky i "madhi" me rreth 100 mije fjale mund te ket 3 here me shume faqe, pra rreth 4500 faqe, shum larg nga 8 mije faqe. Por sprishe pune, ato faqet tjera mund te jene marketing dhe perkujtime te ndryshme.
Ishalla ,marshalla ,ejvalla ,hoxha ,imami ,ramazani ,mehmet ,muhameti ,ahmeti ,medrese ,ismail beu ,ali pasha ,selam musaj ,haxhi qamili ,enveri ,ramizi kadru ,dhe saliu ,,,,alla alla,,,, bir selman i nenes,ku tka lala moj qamile ,,,,30 dit e ramazanit,,,,