50 mijë vizitorë në Muzeun “Onufri” prej fillimit të vitit

25 Korrik 2024, 16:01Kulturë TEMA
50 mijë vizitorë në Muzeun “Onufri” prej fillimit

50 mijë vizitorë nga fillimi i vitit 2024, regjistroi Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat.

Krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë 18 mijë vizitorë më shumë ose është shënuar një rritje prej 54%.

Shifrat tregojnë një rritje të qëndrueshme të interesit për thesaret e trashëgimisë ikonografike e kulturore të Beratit.

Muzeu i ikonografisë “Onufri” është organizuar në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Marisë”, në kalanë e Beratit, prej 27 shkurtit të vitit 1986.

Muzeu mban emrin “Onufri”, kushtuar kryemjeshtrit të pikturës ikonografike shqiptare në shekullin e XVI.

Katedralja përfaqëson një nga arkitekturat më tipike pas-bizantine në qytetin e Beratit. A.K./TemA

2 Komente

  1. U
    Unë

    18 vizitorë më shumë, ose u këputën vizitorët të bythë ose ju e keni shkruar lajmin me bythë!

    Përgjigjjuni
    1. 7
      777

      Turistat vizitojne onufrin ,,qe i perket orthodhokseve ,,,,po te myslymanet ca vizitojne ,,,apo i shofin minaret nga larg ,,,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje