Ja kush është partneri i Beatriçes së "Shkodra Elektronike"!

15 Maj 2025, 12:15Kulturë TEMA
Ja kush është partneri i Beatriçes së "Shkodra

I dashuri i Beatriçe Gjergjit, këngëtares së grupit shqiptar Shkodra Elektronike, është Marcello Batelli.

Lidhja e tyre u bë publike pas gjysmëfinales së Eurovision 2025, kur Beatriçe festoi kualifikimin e Shqipërisë me një puthje me Batellin, moment që u kap nga kamerat dhe u përhap gjerësisht në rrjetet sociale.

Edhe pse marrëdhënia e tyre nuk ishte bërë publike më parë, Marcello Batelli është parë shpesh në shoqërinë e Beatriçes gjatë eventeve muzikore.

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca përbëjnë duon Shkodra Elektronike, e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2025 me këngën "Zjerm".

Performanca e tyre, që përzien elemente të muzikës tradicionale shqiptare me elektronikën moderne, ka marrë vlerësime pozitive dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut evropian.

/dritare/

Lini një Përgjigje