Ja si duket mesha e parë në Notre Dame pas restaurimit (FOTOT)

7 Dhjetor 2024, 20:58Kulturë TEMA
Ja si duket mesha e parë në Notre Dame pas restaurimit (FOTOT)

Restaurimi i Katedrales së Parisit "Notre Dame" që u inagurua sot ishte një arritje e jashtëzakonshme në pesë vjet për strukturën që iu deshën pothuajse dy shekuj që të ndërtohej, po shihet si triumf për presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili ka shtyrë përpara këtë projekt, pavarësisht krizave të brendshme politike.

Macron shprehu “mirënjohjen e popullit francez” për restaurimin e katedrales, duke thënë se ne “e kemi rizbuluar se çfarë mund të bëjnë kombet e mëdha: arrijnë të pamundurën”.

“Ne duhet ta vlerësojmë këtë mësim të brishtësisë, përulësisë dhe vullnetit dhe kurrë nuk duhet të harrojmë se sa vlen secili person dhe se madhështia e kësaj katedraleje është e pandashme me punën e të gjithë juve”, tha presidenti francez gjatë ceremonisë.


Kjo ceremoni mblodhi në Paris liderët botërorë, të ftuar dhe besimtarë, dhe ky tubim po shihet si momente i rrallë i unitetit, në kohën kur bota po përballet me ndarje dhe konflikte.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, Zonja e Parë amerikane, Jill Biden, Princi William i Britanisë dhe dhjetëra krerë shtetesh e qeverish – një listë prej 1.500 të ftuarish – përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani morën pjesë në ceremoninë e rihapjes të Notre Dame që mbahet nën harkun gotik të ndërtesës. Ceremonia udhëhiqet nga kryepeshkopi Laurent Ulrich.

6 Komente

  1. K
    Krenari per boten

    Cfare mrekullie. Cfare talenti. Ju lumte mjeshtra. Ju lumte te gjithe artisteve, artizaneve, arkitekteve dhe inxhiniereve franceze. Jeni maestro.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bravo

      Gjithe bota qau kur e pa ne flake dhe gjithe bota feston rilindjen e kesaj kryevepre boterore si nje feniks qe lind nga hiri i zjarrit. Ju lumte frengeve!!

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cfare bukurie

        Katedralja me legjendare dhe e bukur ne bote. Kryeveper e arkitektures boterore.

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Edhe pse i perket Frances dhe e ndertoi Franca, gjithe bota ka nje lidhje te vecante me kete katedrale legjendare, prandaj 300 mije veta nga gjithe bota dhuruan per ringritjen e saj sic nuk eshte pare kurre ne histori. Gjithe bota qau me Francen kur e pa ne flake dhe gjithe bota gezon kur e sheh serish ne shkelqim.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Prokuroria

            Katedralen e dogji prifti nga terbimi se pa ciganen duke u palluar me ushtarin e bukur ne papafingon e Kuazimodos.

            Përgjigjjuni
            1. .
              .

              Mjaft mor karagjoz. Shyqyr qe paske lexuar librin me vizatime per kalamaj.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje