Java Kulturore Britanike sjell në shtator festivalin e kuruar nga Lea Ypi!

15 Gusht 2024, 12:08Kulturë TEMA
Java Kulturore Britanike sjell në shtator festivalin e kuruar nga Lea Ypi!

Javët Kulturore Ndërkombëtare rikthehen së shpejti për t’i dhënë gjallëri jetës kulturore në vend. Një prej aktiviteteve që pritet të nisin në muajin shtator, është EA Festival – Freedom & Transformation. Ky festival vjen në Shqipëri përgjatë Javës Kulturore Britanike.

EA Festival – Freedom & Transformation është një festival idesh kuruar nga Lea Ypi, profesore në Teori Politike ne Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, Profesore Nderi në Filozofi në Universitetin Kombëtar Australian, autore e librit “Të Lirë”, përkthyer në 30 gjuhë të botës.  Festivali vjen në Durrës e Tiranë më 21 dhe 22 shtator.

“Liri dhe Transformim” është një event dyditor kulturor ku shkrimtarë, publicistë dhe mendimtarë do të diskutojnë mbi historinë, të drejtat e njeriut, çështjet e sigurisë dhe migracionit, politikën dhe poezinë.

Organizatorët e JKN ftojnë të bëheni pjesë e EA Festival për të përjetuar një pelegrinazh idesh drejt lirisë dhe shpresës pasi letërsia dhe arti kanë aftësinë magjike për të ndryshuar mendje dhe zemra. A.K./TemA

Lini një Përgjigje