Botimi në Francë dhe vende të tjera i “Dimrit të Madh” të Ismail Kadaresë u përshëndet si një “Iliadë dhe Odise” e botës komuniste.
Në shtypin francez për herë e më shumë po shkruheshin recensione dhe vlerësime për fenomenin “Kadare”.
Pak ditë pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, Top Channel ka sjellë edhe njëherë për publikun dokumentarin e realizuar për jetën e tij në 75 vjetorin e lindjes.
Në bibliotekat dhe libraritë e Francës dhe shumë vendeve të tjera nëpër raftet e tjera, librat e tij edhe si për koicidencë të emrin, rreshtohen përkrah emrave të Kafkës, Kunderës, Kazanzaqisit dhe shkrimtarëve më të njohur të botës.
Claude Durand, shtëpia botuese “Fayard”: “Mbase kjo do t’u shokojë, por unë do të thoja së pari ‘thjesht shkrimtar’, shkrimtar universal. Përcaktimi më i saktë për shkrimtarin që dikush që shkruan mbi subjekte të veçanta, vende të veçanta, një univers ndoshta shumë i ngushtë por ku kufijtë e veprës shtrihen në mbarë botën”.
Botuesi francez i Kadaresë flet edhe për kërcënimet dhe rrezikun që shkrimtarit të madh shqiptar i kanosej në Shqipëri.
“Kam ardhur dy herë në Shqipëri. Herën e parë ishte në regjimin e Ramiz Alisë për të dëshmuar që i kushtonim shumë vëmendje ne në Francë, në Europë dhe në Botë fatit të Kadaresë asaj që i ndodhte atij fizikisht. Nga që kishim përshtypjen se ai ishte i kërcënuar sidomos në një periudhë që e ndjenim se ishte periudhë tranzicioni ku mund të ndodhnin gjëra të paparashikuara”. A.K./TemA
Ku e mori frymezimin per te shkruar "Dimrin e vetmise se madhe" dhe kush ja dha autorizimin per te shfletuar dokumenta s'il vous plait monsieur?
hik er peder , por e perndiqnin hijet e poeteve te vrare ne epoken Komuiste
Ta sqarojme qe te mos abuzohet me .Durand ,botuesi francez i Kadarese, thote se Kadarese i rrezikohej jeta ne vitet 90 ne periudhen e tranzicionit, prandaj iku ne France.Dhe per kete botuesit frances, faktet ja ka dhene vete Kadareja.Kadareja e dinte se jeta mund ti rrezikohej nga kaosi dhe turmat e papergjegjeshme( arsyet i dinte ai vete)dhe jo nga rregjimi .Rregjimi nuk dinte ku kishte koken vete.Pra Kadare iku nga frika e lancimit te turmave , thote Durand, ndersa Prec Zogaj thote se iku per te goditur rregjimin.Ke te besojme Durandin apo Zogajn.
Une kam degjuar qe motivi I vertete jo ai qe eshte servirur ne media eshte se ai kishte frike per koken e vet ngaqe kishte dashnore ca edhe te martuara dhe me qe regjimi ishte ne ditet e fundit ai nuk kishte me mbrojtje si zevendes kryetari I Frontit Demokratik dhe disa nga burrat e ketyre dashnoreve te tij ja kishin bere bene.Kjo eshte pasqyruar ne librin "Kohe e Pamjaftueshme" e shkruajtur nga Helena e cila ishte krenare se si ja kishte dredhur I shoqi gjithe keto vjet.