Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi dje ndarjen nga jeta të Aleks Budës (1910-1993), Mësues i Popullit.
Historian i shquar, profesor, kryetar i parë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Buda lindi në Elbasan në një familje të njohur intelektuale. Shkollën fillore e kreu në Leçe (Lecce, Itali), të mesmen në Zalcburg (Salzburg, Austri), studimet e larta në Fakultetin e Filozofisë (dega filozofi-letërsi) të Universitetit të Vjenës (1929-1935).
Më pas (1939-1943) punoi si mësues në Liceun e Tiranës e në atë të Korçës. Ai mori pjesë në Lëvizjen ANÇ; më 1944 u zgjodh nënkryetar i Këshillit ANÇ të qarkut të Elbasanit.
Në vitet 1945-1946 ishte drejtor i Bibliotekës Kombëtare. Me formimin më 1955 të Institutit të Historisë e të Gjuhësisë Aleks Buda si një ndër organizatorët e tij dhe punonjësit shkencorë më me përvojë, themeloi sektorin e historisë së Mesjetës dhe me këtë hodhia bazat e mediavistikës shqiptare.
Punoi veçanërisht për përgatitjen e historianëve të rinj e sidomos të studiuesve të historisë mesjetare të Shqipërisë. Si kryetar i ASHSH që në themelimin e saj (1972) dhe si studiues me formim e kulturë të gjithanshme, historike gjuhësore, arkeologjike, etnografike, të artit mesjetar etj., Aleks Buda dha një kontribut të çmuar në organizimin e punës kërkimore-shkencore sidomos në fushën e albanologjisë.
Ka marrë “Çmimin e Republikës” të shkallës së parë, është dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” të klasit I dhe me “Urdhrin e Flamurit të Punës” të kl. I. Presidenti i Republikës së Austrisë e ka dekoruar më “Medaljen e Madhe të Artë” (1990). atsh/A.K./TemA
Akademine e Shkencave e themeloi Shteti Shqiptar i asaj kohe, sigurisht roli i prof. dhe akademic Budës, Cabej etj eshte shumë i madh!
Sipas atyre qe kane studiuar dhe mbaruar universitetin ne Austri, Aleks Buda nuk ka mbaruar shkollen e larte, nuk ka diplome, prandaj nje pa diplome e mbajti afer vetes dhe e beri Kryetar te Akademise se Shkencave. Ai dha nje drejtim, qe sot zor se mund te ndryshohet ne fushat e ndryshme. Te gjithe te tjeret kishin diplomer, Hasan Ceka, Aqerem Cabej e shume te tjere. Por shkopit te dirigjentit duhej ti bindeshin.Pastaj, duke ndejtur deri ne fund te jetes ne ate post, dicka mesoi edhe ai, por si drejtoi eshte puna? Le te me ndihmojne ata qe kane studjuar jashte. Ai nuk ishte Vedat Kokona, Foto Bala, Ernest Koliqi, etj, etj. Qe ishte i majte, por shume-shume i majte, kjo eshte e vertete. Prandaj e shtyu deri ne fund.
Kam punuar në Akademin e Shkencave për vite e vite. Mund tju them me pkot goje profesor Aleks Buda ishte studiues dhe një njeri plot kulturë. Kurrë nuk mund të pranoj se ishte i majtë apo shumë shumë i majtë. Një njeri i studiuar në Salzburg, Vienë etj etj nuk kishte ku bëhej i majtë, ai ishte një burrë i respektuar e që sot nuk i afrohet asnjë nga burrat që njoh, meghithse shumë më i ri në moshë se z. Buda ai të trajtonte si të barabart. Tani ka shumë “dhelpra që nuk i arrijnë dot rrusht që janë në pjergull e thonë janë të pa bërë”
O Luli po edhe prof.Buden e fèlliqèt a derèzi, po ishit ju qè I nxoret guret e themelit shkences,arsimit e gjuthckaje qe u be me mund