Artan Fuga: Leksioni që Kadare u dha urrejtësve të tij

7 Korrik 2024, 20:41Kulturë TEMA

Artan Fuga: Leksioni që Kadare u dha urrejtësve të tij

Profesori Artan Fuga në një reagim në Facebook, ka shkruar për të ndjerin Ismail Kadare.

Fuga shkruan se ajo që klasa politike dhe elitat nuk kuptuan dot për të, është pse 30 vjet rresht, Ismail Kadare heshti dhe nuk denjoi të bënte dikë personazh madhor të veprës së tij.

Misteret e historise shqiptare!

Ajo qe klasa politike dhe elitat nuk kuptuan dot, qe nuk e menduan dot, qe nuk paten fuqi ta shpjegojne, ta flasin, ta thone, eshte:

Pse 30 vjet rresht, deri sa iku nga kjo bote e degraduar, Ismail Kadare, ky shkrimtari dhe mendimtar i nivelit nga me te lartet qe ka nxjerre historia shqiptare, heshti, nuk foli, nuk dha jo me nje veper madhore per epoken tone, por as denjoi te bente dike personazh madhor te vepres se tij, apo te shprehej thelle, gjere per kete periudhe te rende qe shoqeria shqiptare kalon ne Shqiperi dhe Ballkan.

Heshti! Kuptohet se perse nuk ja hodhi gurin, por u vetepermbajt, por shpjegoni se perse mjeshteri i fjales nuk pranoi ta konsideronte pozitivisht.

Lereni disidencen e tij ne epoken totalitare! Ai beri me shume se c’do shqiptar! Por, gjykoni pak heshtjen e tij tridhjetvjecare, cfare disidence ne kohe lirie!

Cfare perbuzje madhore! Cfare domethenieje madhore heshtja e tij, deri sa arriti ne refuzim per te folur edhe ne mikromjedis.

Bravo mjeshter! Nuk e meritonim!

Si nje gjirokastrit i madh, mospelqimin e shpreh me heshtje, neglizhim, me heqje nga fushepamja e tij ate qe neverit. Nuk te sheh me!

Je mosgje per te! Mos kujtoni se ishte i semure!

Fotot dhe videot ku ai heshti, hesht, hesht jane madheshtore! C’nuk bene t’i shkepusnin nje levdate. Nuk blene dot vecse heshtjen e tij! Heshtje qe ne kodin tone gjirokastrit eshte perbuzje!
Ketu qendroni! Mos merremi me varreza e pune varremihesish!

6 Komente

  1. D
    Davidi

    Nuk e kuptuan "elitat" per 30 vjet, e kuptoi ky.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      Fugari: doni me per.... Belkadarin..!?

      Përgjigjjuni
      1. e
        e po...

        Vetem Artan Fuga dhe ca te tjere e kuptuan pse heshti dhe vetem Artan Fuga dhe ca te tjere jane ata qe ngrene larte madheshtine e tij dhe po ashtu ulin ne toke madheshtin e shume njerzeve qe e kane kundershtuar ! Absurditeti i mendjeve qe e heqin veten te mençur mbulon sot mediokritetin intelektual qe edhe pse kane bagazh dijesh, po aq kane dhe bagazhe urrejtje per te tjeret qe fjalen ta thone ata (si Artani, psh) dhe jo te tjeret. Nuk me çudit se eshte ne kuader te lirise=çthurje, jo te urtesise njerezore dhe mendimit te bukur te tij, por egos te pangopeshme te madheshtise te pa egzistuar apo qe vetemadheshtohen. Nuk jam dakort. Ne facebook pashe nje video te gazetarit Qafoku per dy korifejt e letrave shqipe dhe me pelqeu shume argumenti, por dhe elokueca e interperetimit e çfaqjes mendimit. Nje ekuiliber mjeshtror sipas karekterit te seicilit. Une kam pikpamjet e mia, por ja ajo menyre e te shprehurit me pelqeu. Hymnet nuk jane per njerezit por per kombet, sepse "...njeshi zero-fyl...thote Majakovski, ndersa kombet perfaqesohen nga populli me gjithe larmine e tyre brenda.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dashamires I Kadarese

          Prof. Artan, Ismaili nuk duhej te heshtete, ai duhej te fliste me ze te larte per ato qe ndodhnin ne Shqiperi. Ne se nuk pelqente te godiste emra le te ngrinte problemet dhe te tregonte zgjidhjet. Ti gjendej prane popullit te tij te dashur qe e adhurone, se sa do arrinte te bente sishte faji i tij, por populli do ta donte e respektonte me shume. Ai u mbyll ne vetmine e tij, qendroi larg halleve te popullit. Megjithate Ai mbetet nje hero i madh i letersise qe e nderon Shqiperine, por vetem kaq..

          Përgjigjjuni
          1. D
            Deda...

            Zotëri, Dakort që s'foli për eliten se kjo e neveriste, por të fliste per kombin dhe per popullin...

            Përgjigjjuni
            1. a
              asd

              "Veprat" i shkroi Enveri me doren e Ismailit. Enveri te linte "te lire" te shkruaje, te gjeje ngjarjen, personazet, titullin, frazen e bukur deri sa cdo gje duhej te shkonte sipas pritshmerive te realizmit socialist. Duhej te ishe i talentuar te kuptoje cfare donte mbreti, si duhej te shkruaje dhe ne cfare menyre. Te shkruaje bukur apo shemtuar sipas mbretit ishte si zgjedhje midis jetes apo vdekjes, ishte si te beje nje jete te privilegjjuar apo ne internim. Titulli "Dimri i vetmise se madhe" u ndryshua ne "Dimri i Madh" sepse kishte nje ndarje te holle midis dy titujve. I pari shprehte izolimin e Shqiperise dhe ky konotacion mund te mos pelqehej, ndersa i dyti shprehte vetem veshtiresite qe po kalonte vendi komunist por asesi i izoluar. Ky shembull i vogel eshte shembulli se cdo te thote Censure, apo Kolaudim i veprave qe ushtrohej ne kohen e regjimit. Keni bere pyetjen se pse ne ate periudhe nuk ishte vetem Kadare por kishte pjellori te madhe artistike, kishte edhe shkrimtare te tjere, kineaste, regjjisore, aktore, gazetare, piktore e skulptore (te gjithe te realizmit socialist) qe sot ne demokraci jane bere te paafte si peshku ne te thate qe nuk prodhojne me asgje. Vete Kadare rreshti se shkruari dhe i mbeten vetem ato qe shkroi me diktatorin dhe per diktatorin. Pra diktatura i shtrydhi keta artiste te kapercenin vetveten. Kadare nuk ndryshoi vetem titullin ne veprat e tij por ndryshoi ose ishte gati te ndryshonte gjithshka deri sa ti pelqenin dhe te ekzaltonin porositesin. Ky porosites ishte kaq i afte te manipulonte sa jo vetem te shkruaje, por te besoje qe e ke shkruar vete vertete. Kush ishin perfituesit dihej; Porositesi, "artisti", kritiket, lexuesit, populli qe nuk kupton asgje nga shkrimet e Kadares dhe propaganda komuniste. U shpenzuan miliona dollare qe keto shkrime te shtypeshin, te botoheshin, te komentoheshin, tu behej jehone brenda dhe jashte vendit dhe ndihmonin sundimin te behej sa me natyral dhe i pranueshem. Mbreti kishte dale lakuriq dhe askush nuk mund ta pohonte. As sot. Akoma kemi frike te themi te verteten sepse mund te dukemi budallenj ose te keqinj...sic pretendon Pellumb Kulla nje tjjeter personazh i realizmit socialist. Por koha do ta thote te verteten jo komode heret a me vone.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje