"Si historian, dua të përqendrohem në një keqkuptim që doli në pah në lajmet mbi vdekjen e tij: Media në gjuhën gjermane shpesh e quante shkrimtar "franko-shqiptar". Në të vërtetë, Kadare, veç shtetësisë shqiptare dhe franceze, kishte edhe atë kosovare. Fakti që kjo e fundit nuk përmendej, flet për qëndrimin hierarkik të intelektualëve perëndimorë ndaj 'Ballkanit'. Por në fakt, Kadare nuk ishte shkrimtar franko-shqiptaro-kosovar, por shkrimtar shqiptar. Disa mendje të mençura në Perëndim nuk mund ta pranojnë këtë, sepse koncepti politik i tyre për identitetin kombëtar reduktohet te shtetësia. Ky është një koncept problematik për shumë emigrantë. Ndërsa në rastin e Kadaresë, ai është ngatërrues. Ismail Kadare ishte përfaqësues i mprehtë i nacionalizmit laik shqiptar të orientuar kah Evropa. Shpresojmë që nuk do ta ndjejmë mungesën e të ndjerit edhe në këtë drejtim."- shkruan ai. A.K./TemA
ik o palaco i paguar bashke me Kadarene!
Njësoj si për Gjergj Kastrijotin, dhe nënë Terezësn, Serbët thonë se janë Serber, bashkë me Muslimanët shqip foles. Po të njëjtën gjë thonë edhe Grekët e prapambetur se Ka qënë Grek. Si pasë çefit a po rasti. Edhe Për Kadarenë (Franko-shqiptar) (kosovar) a po ku di unë. Thjeshtë njerzit me vlera i donë të gjith për veç atyrë që ndjehën infirorë ndajë figurave të tilla.
Ishte Sulltani i shkrimtareve shqiptare.