“Karate Kid: Legends” rikthen Jackie Chan e Ralph Macchio

28 Maj 2025, 09:49Kulturë TEMA
“Karate Kid: Legends” rikthen Jackie Chan e Ralph Macchio

Vazhdimi i gjashtë në serinë e filmave me titull “Karate Kid: Legends” rikthen në ekranin e madh yjet Jackie Chan dhe Ralph Macchio.

Publikut iu prezantua protagonisti i ri, Ben Wang. Pjesë e kastit janë edhe aktorët Joshua Jackson, Sadie Stanley dhe Ming-Na Wen.

Filmi me regji të Jonathan Entwistle rrëfen historinë e një mjeshtri të ri të sportit luftarak kung-fu, Li Fong, i cili pas një tragjedie familjare bashkë me nënën e tij zhvendoset nga Pekini në New York.

Në qytetin e ri, djali mundohet ta gjejë veten, por vazhdimisht futet në telashe.

Një ditë, për ta ndihmuar mikun e tij të ri, Li vendos të marrë pjesë në një garë të karatesë.

Mirëpo aftësitë për këtë sport luftarak nuk mjaftojnë që ai ta fitojë garën, prandaj mësuesi i tij, Mr. Han, i drejtohet yllit të vërtetë të filmave “Karate Kid” për ndihmë.

Chan ripërsërit rolin e z. Han, një personazh që e luajti për herë të parë në filmin e vitit 2010 “The Karate Kid” përballë Jaden Smith.

“Tani të dy jemi bërë Miyagi, më kujtohet kur e pashë të parin dhe pyeta me veten Pse ai (Macchio)? Pse jo unë? Dua të jem ‘Karate Kid’. Tani ne punojmë së bashku”.

“Karate Kid: Legends” del për publikun më datë 30 Maj.

Klan News

Lini një Përgjigje