“Kartolinat e pasdites”, Rama ndan pamje të disa prej siteve kulturore (FOTOT)

12 Korrik 2025, 18:20Kulturë TEMA
“Kartolinat e pasdites”, Rama ndan pamje të disa prej siteve

Sitet e trashëgimisë kulturore shqiptare janë pjesë e ofertës turistike për turistët e huaj, por edhe për pushuesit vendas.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të disa prej siteve tona kulturore, ndërsa i cilëson si “kartolinat e pasdites”.

Sitet tona kulturore kanë mirëpritur 569.089 vizitorë gjatë periudhës janar-qershor 2025. Rritja llogaritet në 74% krahasuar me vitin 2023, ndërsa sa i përket të ardhurave, ato janë shtuar me 119% krahasuar po me 2023-shin, shkruan atsh.

Pjesa më e madhe e turistëve preferojnë të vizitojnë parqet arkeologjike, më pas renditen muzetë kombëtarë dhe kalatë e monumentet e tjera të kulturës.

Pesë destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:

– Parku Arkeologjik Butrint, me 105.623 vizitorë;

– Kalaja Gjirokastër, me 92,999 vizitorë;

– Parku Arkeologjik Shkodër, me 79.885 vizitorë;

– Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë, me 74.636 vizitorë;

– Parku Arkeologjik Apoloni, me 58.059 vizitorë.

Me nisjen e sezonit turistik, oraret e vizitave janë zgjatur deri në orën 19:00 në të gjitha sitet kulturore.

Lini një Përgjigje