Kabaja myzeqare - Në Krutje të Lushnjës u zhvillua edicioni i pestë

12 Korrik 2025, 16:24Kulturë TEMA
Kabaja myzeqare - Në Krutje të Lushnjës u zhvillua edicioni i

Për të 5-tin vit radhazi u zhvillua në Krutje të Lushnjës “Kabaja myzeqare”. Ky organizim mblodhi banorë dhe dashamirës të traditës, të cilët shijuan muzikën popullore karakteristike, veshjet tradicionale dhe vallet që përfaqësojnë identitetin kulturor të kësaj zone, transmeton rtsh.

Kabaja, simbol i muzikës autentike të fushës së Myzeqesë, u interpretua me mjeshtëri nga artistë të njohur të zonës, duke përcjellë emocione dhe mall për traditat.

Kabaja myzeqare ka shumë fyera dhe ka shumë ustallarë dhe kam mbi 14 vjet që i bie”, u shpreh Behar Hoxha,

Flamur Senka nga Fiershegan i Lushnjës është një nga valltaret me të shquar të valles Myzeqare.

E kemi traditë dhe të mësuar nga të parët tanë dhe kemi vazhduar rrugën e tyre. Vallet tona burojnë nga populli dhe tradita nuk duhet të humb. Jam 64 vjeç dhe do vazhdoj të kërcej”, tha valltari.

Aktiviteti që synon ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore autoktone për brezat e rinj, u përmbyll me ndarjen e çmimeve. Çmimi i pare shkoi për sazet e Deshiranit, bashkia Belsh. Klarinetisti me i mire interpretues i kabasë myzeqare, Marsel Gjino. Interpretuesi i ri Aleksandër Mjeshtri, dhe çmimi i karrierës, shkoi për Rrapush Pirrën.

Lini një Përgjigje