Nën udhëheqjen artistike të sopranos Olta Juba dhe dirigjimin e Orges Memës, koncerti ngjiti në skenë disa nga talentet më të spikatura të qytetit që sollën plot freski këngë të mirënjohura të muzikës sonë.
Tingujt e Orkestrës frymore, harmonia e Korit të të rinjve dhe energjia e solistëve dhe e kërcimtarëve morën duartrokitje të shumta nga të pranishmit që u bënë pjesë e koncertit. Interpretimet përçuan atdhedashurinë dhe krenarinë kombëtare.
Koncerti që u organizua nga autoritetet lokale të kulturës dhe arsimit në Durrës, në kuadër të këtyre festave, dhuroi, përmes muzikës, atmosferën kuqezi dhe momente festive që forcojnë përkatësinë dhe krenarinë kombëtare.
po ate kengen se zemer ti je bitch te belinda ballukut a do e kendoj kush ???