Koço Qendro është një nga emrat më të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar, një aktor që ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë e teatrit dhe kinemasë shqiptare. Sot, në moshën 98-vjeçare, ai vazhdon të jetojë me dinjitet dhe stil, duke ruajtur të njëjtën finesë dhe prani që e karakterizuan gjatë gjithë jetës së tij artistike.
Në një rrëfim personal dhe emocional, djali i tij biologjik, Tami Kona, ndau me publikun një portret të dyfishtë të babait të tij: “Ai është njëkohësisht komunist dhe koprac,” tha me humor, por me një ndjenjë të thellë dashurie dhe respekti. “Është një aktor i jashtëzakonshëm. Nuk është aktor lokal, është me përmasa ndërkombëtare.”
Kona kujtoi rolin e famshëm të të atit në pjesën “Kopraci”, duke e quajtur atë kulmin e karrierës së Koço Qëndros. “E ka luajtur si askush tjetër, sepse në thelb po luante veten,” tha ai me sinqeritet.
Kona rrëfeu edhe origjinën e familjes, duke treguar se gjyshi kishte ardhur nga Kreta në vitin 1912 dhe ishte vendosur në fshatin Sinicë të Shqipërisë. “Unë jam shqiptar, por me rrënjë greke,” tha ai. “Koço deri në vitin 1990 nuk fliste asnjë fjalë greqisht, por kur u hapën kufijtë, filloi ta mësonte. Ai ishte më shqiptar se shqiptarët.”
Si jeton sot Koço Qendro?
Në moshën 98-vjeçare, Koço Qendro vazhdon të ruajë atë elegancën dhe përkujdesjen për veten që e ka shoqëruar gjithmonë.
“Ke parë njeri që fle me kravatë? Koço fle me kravatë! Është gjithmonë i veshur bukur,” tregoi ai me të qeshur. “Madje kur e çova njëherë në një emision tjetër, Eva Dizdari më tha: "Na këpute me këta sy!’”
Marrëdhënia mes Tamit dhe Koços ka mbetur e fortë, e sinqertë dhe e thellë.
“Kur e kam përballë, është privilegj. Jo vetëm se është babai im, por sepse është një monument kulture, një njeri që nuk i vjen shpesh kësaj toke,” tha Kona./dritare/
Artist i madh, i paharueshem, jete te gjate.
Mavoljo, ps, ps.
vetem katunaret mund te flene me kravate
katunaret normal dhe pak mosha dhe mblidhen te 2 ne rastin e Koçit
Nje aktor i jashtzakonshem. Te rroje sa me gjate.
Lum ne qe te kemi ne jeten reale !
Nuk e di nga je ti Marinela, qe te duket Koco Qendro katunar?!!Por nuk besoj te jesh 7 breza qytetar si Koco, maksimumi mund te jesh nga Floqi ose Moglica
Aktor shume dimensional . Te kete jete dhe shendet se bashku me familjen.
Jo byrazer Marinela eshte nga Karbunara po ka ardhur ne Tirane ne 97 dhe eshte bere qytetare.
Jeta e gjate dhe jeta si artist me karakterin dhe stilin karakteristik ne rolet e shumte ku ka luajtur ka lene mbresa te pa shlyeshme tek artedashesit Shqiptar.Jete te gjate te kete.