Nga Prof. Marenglen Spiro
Trashëgimia kulturore është një nga aspektet më të rëndësishmenë shoqëritë moderne, pasi bart vlera të shumta historike e sociale. Iniciativat për të menaxhuar rrezikshmërinë ndajfatkeqësive është një hap i rëndësishëm për të siguruar që këto thesare të vazhdojnë të mbijetojnë dhe të ruhen për brezat e ardhshëm.
Objektet përkatës janë të shumëllojtë: ndërtime të vjetra qëbartin histori, objekte të zbuluar nga kërkimet arkeologjikë, dëshmi ndërtimore të periudhave të shënuara historike kuptimine të cilave e bartin ato ndërtime, objektet e selive të besimeve fetare me cilësitë më të mira të arkitekturave të kohërave përkatëse, ndërtime të tjera të stileve dhe realizimeve arkitektonike të veçanta e plot të tjera si këto, shumojnë një front aktiviteti njerëzor, i cili kërkon cilësi të spikatura shkencore; nga ana tjetër, tërmeti i disa viteve më parë, shtroi nevojën e shikimit edhe nën këtë kënd të këtij problemi, evidentimin e siteve me rrezikshmëri të lartë dhe ideimin e masave parandaluese, pasuar nga trajtime e përpunime shkencore të metodave restauruese delikate në këto raste.
Me të tilla studime, të paraqitura në forumin “Vlerësimi dhe menaxhimi i rreziqeve ndaj trashëgimi kulturore në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor”, zhvilluar kohët e fundit, Akademia Shkencave, inisiativë e Njësisë Kërkimore të Gjeoshkencave dhe Gjeoinxhinierisë me bashkëpunim ndërkombëtar,synon që këto monumente të dokumentohen më së miri, të vlerësohet risku i tyre, të rinovohen dhe të marrin shërbime te cilat i shërbejnë ruajtjes e ripërtëritjes së kësaj trashëgimie historike e kulturore.
Forumi synoi të shërbejë si platformë për udhëzimin e studimeve shkencore dhe teknike lidhur me trashëgiminë kulturore. Në prezantimet e paraqitura pati diskutime mbi metodologjitë novatore, si përdorimi i radarëve me depërtim në tokë për analiza jo-invazive, të cila sjellin të dhëna kritike për menaxhimin e siteve të trashëgimisë. Theksi u vu mbi problemet e keq-menaxhimit dhe praktikave të restaurimit të pakualifikuar, duke evidentuar domosdoshmërinë për reforma që të mbrohet kjo trashëgimi në mënyrë efektive. Referimet u përqëndruan edhe mbi cënueshmëritë sizmike të trashëgimisë kulturore, në zonat e ndjeshme ndaj tërmeteve, nevojën e përcaktimeve të vendeve me rrezikshmëri të lartë pranë ndërtimeve e objekteve me vlera kulturore e historike dhe, në mënyrë të veçantë, në metodat moderne të ripërtëritjeve dhe shmangieve të dëmtimeve me qëllim kryesor ruajtjen e vlerave.
Thesaret kulturorë të Shqipërisë dhe fqinjëve të saj balkanikë, përballen me rreziqe të konsiderueshëm. Fatkeqësitë natyrore dhe dëmet e shkaktuar nga njeriu, kërcënojnë vendet dhe objektet historikë, që përfaqësojnë trashëgiminë e pasur të rajonit.
Forumi bëri bashkë ekspertë për të adresuar një sfidë kritike: ruajtjen e trashëgimisë kulturore përballë këtyre kërcënimeve në rritje. Duke kombinuar njohuri nga nga fusha të trashëgimisë kulturore, përgatitjes për fatkeqësi, vlerësimit të rrezikut, konservimit dhe restaurimit, u tentua ndërgjegjësim për sfidat me të cilat përballen monumentet dhe vendet e pazëvendësueshëm kulturorë.
Procesi kërkon rritje të rolit të Akademisë së Shkencave, si institucioni me specialistët më të përgatitur të vendit; pavarësisht nga inisiativat e bizneseve privatë, mbështetur, shpesh herë, nga institucione përgjegjës administrativë të sektorit publik, nisur nga emergjencat e paraqitura, konsultimet me Akademinë e Shkencave dhe institucionet e saj të specializuar, janë të dosmodoshëm dhe prioritarë, në çdo hap që ndërmerret në të gjithë hapësirën e elementëve të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore e arkeologjike të vendit.
Ky takim i studjuesve tanë dhe të huaj, profesionistëve dhe ekspertëve, ofroi një mundësi unike për të ndarë njohuritë dhe për të shkëmbyer ide. Përmes prezantimeve dhe diskutimeve u shqyrtua gjendja aktuale e trashëgimisë kulturore në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit Jug-perëndimorm duke ofruar një platformë për të paraqitur si problemet, ashtu edhe qasjet e mundëshme në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Duke mos marrë parasysh rrethanat unike të këtij rajoni të prirur ndaj fatkeqësive, u fol për përpjekjet bashkëpunuese që mund të kontribuojnë në zvogëlimin e rrezikut dhe përmirësimin e planifikimit të emergjencave, për gjetjen e mënyrave për të menaxhuar dhe mbrojtur vendet dhe objektet kulturorë për brezat e ardhshëm. Kjo përfshin jo vetëm ruajtjen fizike, por edhe dokumentimin, edukimin dhe angazhimin publik. Çka humbet gjatë ndërhyrjeve riaftësuese nga pikpamja e vlerave historike, është e pazëvendësueshme përgjatë restaurimeve pasues.
Duke ruajtur historinë e pasur të rajonit dhe kontributin e tij nëtrashëgiminë kulturore, forumi ndihmoi që, këta burime të çmuar kulturorë, të vazhdojnë të mbrohen dhe nga brezat e ardhshëm. Përmes diskutimeve dhe bashkëpunimeve, hidhen bazat për një peisazh kulturor më të qëndrueshëm dhe më të gjallë në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin Jug-perëndimor.
Ruajtja e trashëgimisë kulturore kërkon një vlerësim të plotë të strukturave para ndërhyrjes, një praktikë që duhet përqendruarnë rajon; përcaktimi i gjendjes aktuale të një strukture dhe përkufizimi i karakteristikave të saj teknike dhe historike është një hap kritik që shpesh anashkalohet në rajonin tonë. Kjo faze është themeli i mbrojtjes, duke siguruar që përpjekjet për restaurim dhe forcim të jenë të qëndrueshme dhe të sakta.
Nga ana tjetër, parandalimi i shkatërrimeve, nga degradimi fiziknga ekspozimi ndaj agjentëve atmosferikë dhe lëkundjevesizmike duhet të përbëjë detyrim për institucionet e qeverisjespublike dhe të jetë ndjeshmëri e shoqërisë; zëri i Akademisë sëShkencave duhet të jetë dominues në fushë e vendimarrjespublike, për zgjdhjen e problematikave në kët fushë; trajtimi iklasës intelektuale, arkitektë dhe arkeologë me interesin e duhurnga pikpamje financiare dhe mjeteve moderne të punës, kërkon vëmendje më të lartë dhe interesim të vazhdueshëm; së fundi, megjithëse gjithkund dëgjohet “këmbana” e buxheteve, duhetthënë me forcë që buxhetet e evidentimit, mbrojtjes, restaurimit dhe ruajtjes së pasurive të trashëgimisë kulturore e arkeologjike, mbeten akoma të kufizuara, përballë rëndësisë së problemit dhe interesit kombëtar të çështjes.
Lini një Përgjigje