Konkursi ndërkombëtar “Nikolla Zoraqi”, mbi 130 dirigjentë nga 25 shtete në edicionin e dytë

9 Tetor 2025, 12:08Kulturë TEMA
Konkursi ndërkombëtar “Nikolla Zoraqi”, mbi 130

Këtë vit Tirana po mirëpret edicionin e dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjimit “Nikolla Zoraqi”, një ngjarje e rëndësishme që ka tërhequr një interes të jashtëzakonshëm nga dirigjentë të rinj në mbarë botën. Janë 130 aplikime, ndërsa 80 dirigjentë ndodhen aktualisht në Tiranë për të marrë pjesë në këtë garë prestigjioze.

Këtë vit kemi një pjesëmarrje shumë të madhe nga e gjithë bota. Janë regjistruar plot 130 aplikime, ndërsa 80 dirigjentë ndodhen aktualisht në Tiranë për konkursin. Ato vijnë nga 25 vende të ndryshme në mbarë botën përfshirë Italinë, Gjermaninë, Francën, Zvicrën, Estoninë, Spanjën, Hungarinë, Çekinë, si dhe nga Azia, Amerika Latine dhe Amerika e Veriut. Edhe pse nuk ka pjesëmarrës nga Afrika, në jurinë ndërkombëtare bën pjesë maestro Isham Gabra nga Egjipti, duke e bërë këtë edicion me përfaqësim global dhe ky është me të vërtetë një sukses i jashtëzakonshëm”, u shpreh Davide Cicchetti, konsulent për Organizimin dhe Menaxhimin e konkursit .

Organizatorët theksojnë rëndësinë që ky konkurs ka për pjesëmarrësit, pasi  ai u jep mundësinë dirigjentëve të punojnë me një orkestër shumë të mirë dhe të fitojnë përvoja të vlefshme profesionale që mund të jenë pika e nisjes ose një hap i rëndësishëm në karrierën e tyre muzikore.

Pas fazës së parë 15 dirigjent, do të kalojnë në gjysmë finale ndërsa 3 më të mirët do të garojnë në finale. Fituesit e çmimit të parë dhe të dytë do të shpërblehen me koncerte ndërkombëtare dhe do të kenë mundësinë të performojnë me orkestra prestigjioze, si në Itali, Shqipëri me Orkestrën e Radio Televizionit, në Zvicër dhe shumë vende të tjera. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të ndërtuar një karriere ndërkombëtare”, tha ai.

Edicioni i dytë i konkursit “Nikolla Zoraqi” do të mbyllet në datën 12 tetor, kur do të kurorëzohet me një koncert nga Orkestra Simfonike e RTSH, dirigjuar nga finalisti i këtij edicioni. - RTSH-

Lini një Përgjigje