KOSOVA/ Hapet ekspozita “Nga lufta në liri: Çlirimi i Kosovës në dokumente, kujtime dhe medie”

9 Qershor 2025, 19:38Kulturë TEMA
KOSOVA/ Hapet ekspozita “Nga lufta në liri: Çlirimi i

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, më 11 qershor, duke filluar nga ora 11:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do të hapet ekspozita “Nga lufta në liri: Çlirimi i Kosovës në dokumente, kujtime dhe medie”.

Ekspozita organizohet nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK) dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Në këtë ekspozitë do të prezantohen libra, monografi dhe periodikë nga fondi i BKK-së, dokumente, fotografi dhe video të periudhës së luftës nga IKKL, arkiva nga ASHAK, si dhe eksponate të veçanta nga Muzeu Kombëtar i Kosovës.

Ekspozita synon të sjellë në vëmendje rrugëtimin e Kosovës drejt çlirimit përmes materialeve historike dhe kulturore të ruajtura ndër vite./KultPlus/

1 Komente

  1. G
    Genti

    ca lirie kane ata se nuk e kuptoj une? 100 euro pension per te gjithe kategorite. Prokuroret te fusin ne burg pa arsyje fare. arsimi cop cop. shendetesia grop. kjo eshte liria?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje