Muzikologia dhe kritikja e njohur e muzikës, Suzana Shuteriqi, theksoi se sa i përket mosvlerësimit sa duhet nga juria profesioniste e vendeve të ndryshme të Eurovizionit për këngën ‘Zjerm’, nuk di t’i gjejë arsyet konkrete.
Ajo shprehu keqardhjen për renditjen e Shqipërisë dhe mungesën e vlerësimit të duhur që do të duhet të bënte juria profesioniste
“Nuk di të gjej arsyet por sigurisht që unë mendoj se duhet të ishim më lart. Për arsyet nuk jam unë që t’i gjej. Sigurisht pata një zhgënjim nga juria profesioniste se për publikun ishte një pritshmëri, ai votim që ndodhi por keq më vjen”, tha Shuteriqi, e ftuar në panelin e diskutimit të post-Eurovizion në Radio Televizionin Shqiptar, ku ishin të pranishëm edhe këngëtarët Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca.
E pyetur se si ka mundësi që nuk ka pasur shumë pikë nga juria profesioniste për këngën ‘Zjerm’ , Shuteriqi u shpreh sërish se “ishte keqardhje për mua”.
Nëse si kritike e muzikës, Suzana Shuteriqi do të kishte në dorë tabelën e fundit të Eurovizionit, ajo u shpreh se do të zgjidhte një pozicion më të mirë, pa përfshirë emocionet e të qenët shqiptare.
/RTSH/
# Elton Ilirjani for Eurovision