Përkujtohet Kongresi i Përmetit (FOTOT)

24 Maj 2025, 15:05Kulturë TEMA
Përkujtohet Kongresi i Përmetit (FOTOT)

Kongresi i Përmetit konsiderohet një nga ngjarje që ka lënë gjurmë në historinë e vendit.

Mbajtur më 24 maj të vitit 1944, Kongresi Antifashist i Lëvizjes Nacionalçlirimtare shqiptare, riformatoi vendimet dhe idetë paraprake qe ishin hedhur në Konferencën e Pezës në shtator të vitit 1942.

Në përkujtim të kësaj ngjarje, u mbajt sot një ceremoni organizuar nga Bashkia Përmet ku u vendosën kurora dhe buqeta me lule te “Ushtari i Panjohur” në qendër të qytetit.

Përfaqësues të pushtetit vendor, historianë, veteranë lufte dhe qytetarë iu bashkuan kësaj ceremonie në kuadër të së cilës u realizua edhe një vizitë në sallën ku është mbajtur Kongresi ku një pjesë e saj është kthyer në Pavionin e Luftës. Ky pavion është i hapur dhe mirëpret çdo ditë vizitorë.

Kongresi Antifashist i Lëvizjes Nacionalçlirimtare shqiptare filloi punimet më 24 maj 1944 në Përmet dhe njihet si Kongresi i Përmetit. Kongresi i Përmetit ka zënë një vend të rëndësishëm në historinë shqiptare të pasluftës dhe në kujtesën e mbarë popullit shqiptar.

/atsh/

Lini një Përgjigje