Gazetari Aleksandër Marku nderohet me çmimin e rëndësishëm në Greqi!

24 Maj 2025, 15:40Kulturë TEMA
Gazetari Aleksandër Marku nderohet me çmimin e

Gazetari i njohur dhe korrespondent i Top Channel në Greqi, Aleksandër Marku, është nderuar me çmimin e 39-të të Çmimeve të Gazetarisë dhe Nderit të “Fondacionit për promovimin e gazetarisë” Athanasios V. “Botsi”.

Ai është nderuar me çmimin “GEORGOS KARAGIANNIS” PËR GAZETARINË DHE TEKNOLOGJINË” 2024-2025 sponsorizuar nga Instituti europian i komunikacionit për “Përdorimin e teknologjive audiovizive kombinuar me gazetarinë cilësore për promovimin e fqinjësisë së mirë transballkanike”.

Po ashtu ai ka qenë edhe anëtarë i ekipit të emisionit “Perimetri” që mori çmimin special për pushtetin lokal sponsorizuar nga komuna e Athinës.

Top Channel

Lini një Përgjigje