Kryegjyshi botëror, mesazh paqeje drejtuar komunitetit bektashi

8 Korrik 2025, 08:00Kulturë TEMA
Kryegjyshi botëror, mesazh paqeje drejtuar komunitetit bektashi

 Kryegjyshi botëror, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, përcolli një mesazh uniteti dhe bashkimi për të gjithë besimtarët, në prag të Ditës së Ashures.

Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj u lut për paqe, në një kohë kur, siç u shpreh ai vetë, vatrat e luftërave në botë janë të shumta.

Më 8 korrik, besimtarët bektashinj kremtojnë Ditën e Ashures, një nga ditët më të shenjta dhe domethënëse për komunitetin e tyre. Ashurja, është një rit tradicional bektashian, që përkujton me veneracion heroin e Qerbelasë, Imam Hysenin dhe 72 dëshmorët e tij, që u vetëflijuan, gjer në sakrificën njerëzore, sublime, për mbrojtjen e idealeve të jetës, shkruan atsh.

Për dhjetë ditë, bektashinjtë agjërojnë dhe në përfundim të agjërimit besimtarët pinë ujin e jetës, sherbetin dhe mbas kësaj vihet ashurja në zjarr dhe vazhdon të nesërmen “Dita e Ashures”.

Lini një Përgjigje