Më 7 korrik 1943, lindi Toto Cutugno (1943-2023), një ndër këngëtarët dhe autorët më të dashur italianë, me emrin e plotë Salvatore Cutugno. Ai lindi në Fosdinovo, një qytet i vogël në Toskanë, dhe u rrit në La Spezia.
Toto Cutugno u bë i njohur jo vetëm në Itali, por edhe në mbarë botën, veçanërisht në Francë, Rusi dhe vende të tjera të Evropës Lindore. Ai shkroi dhe interpretoi qindra këngë, shpesh me ndjeshmëri të thellë për dashurinë, nostalgjinë dhe Italinë.
"L'Italiano" – Himni i identitetit italian
Kënga e tij më e njohur është "L'Italiano" (1983), e cila u kthye në një simbol të krenarisë kombëtare italiane dhe mbetet edhe sot një nga këngët më të identifikueshme në botën muzikore italiane. Refreni i saj – “Lasciatemi cantare...” , është bërë pjesë e kulturës popullore.
Në vitin 1990, Toto Cutugno fitoi Eurovision Song Contest për Italinë me këngën “Insieme: 1992”, që bënte thirrje për bashkimin e Evropës, një mesazh i fortë në një kohë ndryshimesh të mëdha në kontinent.
Cutugno ishte gjithashtu një kompozitor i jashtëzakonshëm, ai ka shkruar për artistë të mëdhenj si Joe Dassin, Dalida, Adriano Celentano, Ricchi e Poveri dhe të tjerë.
Toto Cutugno ndërroi jetë më 22 gusht 2023, por muzika e tij vazhdon të jetojë në zemrat e miliona fansave në mbarë botën. Ai mbetet një figurë e dashur për breza të tërë që janë rritur me zërin e tij melodioz dhe tekstet që prekin shpirtin./Na Ishte Dikur/
I paharuar kujtimi per.Toton e madh!