Autobiografia e Kujtim Spahivoglit. Lindur 30 qershor dhe vdiq më 7 korrik 1987
Kam lindur në një familje qytetare (babai nënpunës nëndrejtor i financave të Qarkut, nëna shtëpiake) në vitin më 30 korrik të vitit1932 në Lushnjë. Im atë transferohet në Tiranë në Ministrinë e Financave në vitin 1934. Babai më vdiq 1938-tën në moshën 40 vjeçare, duke e lënë nënën me tre jetimë të mitur, pa asnjë përkrahje. Për të përballuar jetesën e vështirë ajo punonte në shtëpi si rrobaqepse, kurse unë dhe vëllai, shisnim gështenja, kikirikë dhe cigare popullore. Në këtë kohë jam futur si çirak në disa zanate, megjithëse emri ishte çirak, se në fakt ishim shërbëtor të ustait. Me këmbënguljen e nënës edhe pse punonim për kafshatën e gojës, shkollën nuk e braktisëm asnjëherë. Duke qenë shëndetligë, asnjëherë nuk i kam bërë tërë muajt e mësimit, megjithse kam pasur gjithmonë nota dhe rezultate të mira.
Që në orët e para të Lëvizjes Nacional-Çlirimtare, nëna vuri në shërbim të Luftës së popullit, veten, shtëpinë dhe fëmijët e saj. Shtëpia jonë në fundin e rrugës “Hoxha Tasim”, u bë një nga bazat më të rëndësishme. Aty bëheshin mbledhje të Partisë dhe të Rinisë Komuniste, streoheshin ilegalë (një ndër ta Miladin Popoviç), grumbulloheshin ushqime dhe veshmbathje, të cilat niseshin për në Pezë. Në vitin 1943, pas dy rrethimesh dhe bastisjesh që ju bënë shtëpisë tonë, nëna u detyrua që të hidhej në ilegalitet, të dali maleve, duke na marrë me vete edhe neve, megjithëse ishim akoma të mitur. Për aktivitetin tonë revolucionar, nëna, shoqe armësh e Kristo Isakut dhe Xhevdet Dodës, është nderuar me dekoratën e lartë të Luftës Nacional- Çlirimtare. Unë tok me vëllain, që në moshën nëntë vjeçare bënim roje në raste mbledhjesh, vidhnim municione, shërbeja si korrier dhe shoqëroja ilegalët.
Vëllai dhe unë jemi inkuadruar në grupet e para të Debatikut. Në vitin 1943, kthehem në Tiranë dhe rifillova shkollën Teknike. Në vitin 1945, në moshën 13 vjeçare jam pranuar në rradhët e Rinisë Komuniste Shqiptare, kurse në vitin 1948, me që më lindi pasioni për teatër, braktisa shkollën Teknike, megjithëse isha shumë mirë në mësime e nota, dhashë prova për Teatrin Popullor, ku nuk më pranuan për mungesë talenti. I bindur në aftësitë e mija, nuk u ktheva në shkollën Teknike, megjithë këmbënguljen e Drejtorisë dhe të organizatës bazë të kësaj shkolle. Për një vit punova me grupet amatore. Në vitin 1949, futem në Liceun Artistik, drejt e në klasën e tretë të degës dramatike. Në vitin 1951, marr maturën me nota shumë të mira, gjë që më dha të drejtën që po atë vit të shkoj me studime jashtë vendit. Nga viti 1951 deri në vitin 1956, studiova në Insitutin Shtetëror të Moskës.
Në vitin 1958, mbroj diplomën në atë Insitut. Që në vitin 1956 deri në vitin 1962, punoj si aktor në Teatrin Popullor, duke u aktivizuar edhe si regjizor. Në vitin 1963, emërohem si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, ku që në krijimin e tij kam qenë kryetar i degës dramatike, shef katedre dhe udhëheqës artistik kursi. Si pedagog, kam punuar që në vitin 1959, kur u krijua shkolla e lartë për aktor “Aleksandër Mojsiu”, në vitin 1973, për gabime të karakterit liberal në fushën e teatrit, u përjashtova nga rradhët e partisë dhe u dërgova për riedukim në Ndërmarjen e Bonifikimit të Fierit.
Atje punova deri në vitin 1978, kur kolektivi dhe organizata e Partisë, duke vlersuar punën dhe qëndrimin tim, gjë që ka gjetur pasqyrimin në karakteristikën e tyre, e konsideruan të kryer stazhin tim të riedukimit në prodhim. Që nga viti 1978, deri më 1983, kam ndenjur pa punë në shtëpinë time në Tiranë, për arsye se më ishte hequr leja e banimit në 1979. Në mars të vitit 1983, Partia, pasi e studjoi çështjen time, porositi të më jepet leja e banimit dhe të rifillojë punë në profesionin tim, si regjizor në një klub të Bashkimeve Profesionale. “Për mungesë vendi të lirë”, siç mu tha, emërohem provizorisht me komandim si metodist në një shtëpi kulture në fshatin Bërzhitë, ku vazhdoj të punoj edhe sot. Kam qenë Antar i Komitetit Qëndror të BRPSSH dhe antar i Këshillit Qëndror të BPSH. Kam patur titullin Docent dhe “Artist i Merituar”. Jam dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të II-të.
Idealist i cili besonte tek vlerat e komunizmit si shumë të tjerë, Kujtim Spahivogli besonte se një ditë partia do ta rikthente në podin e teatrit ose auditoret e Akademisë së Arteve, për të cilin kishte sakrifikuar jetën. Mbylli sytë në një ditë korriku (më 7 korrik), nga sëmundja e zemrës në moshë 55 vjeçare në duart e vajzës së tij të vetme Ani.
Në Moskë kur studionte në Institutin Teatror “GITIS” mbrojti temën e diplomës me pjesën “I çuditshmi” të dramturgut turk Nazim Hikmet të cilën e realizoi më vonë edhe në Teatrin Popullor të Tiranës. Kur priste emërimin për në Tiranë Ministri i Arsimit dhe Kulturës Ramiz Alia i komunikoi emërimin për në Korçë. Kujtimi e refuzoi këtë emërim me të drejtë, sepse kishte nënën vetëm dhe vuante nga azma. Ai nisi të punojë si aktor me onorare në sajë përkrahjes së Xhemal Brojës i cili ishte në atë kohë ishte drejtor i Teatrit Ppullor.
Ramiz Alinë dikur e kishte pasur fqinj në lagje, por çuditërisht iu kthye në kundërshtar. Kujtimi nuk ishte armik i partisë, por xhelozia personale e disa artistëve të mbështetur nga njerëz me pushtet të fuqishëm në politik bëri që atë ta fusnin në rreth të zi. Goditja filloj me fjalimin e Enver Hoxhës në rrethin e Matit. Kujtimi si njeri i apasionuar në art, nuk dinte seç gatuhej prapa kuintave të organizatës bazë të partisë. Ai ishte parimor dhe me talentin e tij siç ishte cilësuar nga shtypi rus në Moskë një “Një student brilant” magjepste jo vetëm si aktor dhe regjizor, por edhe si një profesionist në fushën e teatrit.
Ai pruri një erë të re, në konceptin artistic të frymës së Stanislafkit regjizorit rus me famë botërore. Si shef i degës dramatike në Institutin e Lartë të Arteve, ai u bë qendra e gravitetit e shkollës së teatrit. Themeloi teatrin e Rinisë, ku iu dha hapësir studentëve të tij.
Ai ishte i prerë për atë punë dhe për këtë, flet vetë fakti se sa aktorë të mirënjohur kanë dalë nga dora e tij, të cilët flasin në mënyrë sipërore për “shkollën Kujtim Spahivogli” si shkollë moderne, si fenomen në artin skenik shqiptar. Njerëz të cilët e kanë njohur nga afër Kujtimin si artist të madh, si petagog, si punëtor, si familjar, por mbi të gjitha si njeri, kuptojnë më mir, ndëshkimin e egër të sistemit diktatorial që hante bijtë e tij. I anatemuar, i përbuzur, i degdisur jashtë Tiranës, i papunë për 5 vjet, duke shpresuar se një ditë do të rikthehej pranë studentëve të tij. Për çfarë të metash flet Enver Hoxha në fjalimin e Matit? “Ai ka pasur të meta në drejtimin e katedrës së mjeshtrisë së aktorit, nuk ka rewalizuar detyrat shtetërore, dhe nuk ka ndihmuar sa duhet petagogët e kësaj katedre. Absurde po ta analizosh me logjik të ftohtë sot, që do të thotë shkurt: “ti je aq i mirë, por ne nuk të kapim dot në gabim”, po dijet ai përderisa i përcillte tek studentët, a nuk i kishte përcjell edhe për të gjithë Katedrën?
Komiteti i Partisë së Tiranës ndërsa e vlerëson se “Shoku Kujtim është një nga shokët me më shumë kapacitet dhe eksperiencë në degën dramatike”, merret me fjalimin e Enver Hoxhës në rrethin e Matit në vitin 1972. Po në Shqipërinë socialiste po të ishe yll ndërkombëtar apo si inxhinier, kuadro në fusha të ndryshme, po të fuste në rreth Partia, të bente sikur të ishe një mizë. Këtë luks prej injorantësh vetëm diktatorët e ushqejnë, prit e prit koka, as si në antikitet, nuk kanë ndodhur gjëma të tilla. Lufta ndaj liberalizmit, gjoja na paske qenë me grupin e Fadil Paçramit pas goditjes së festivalit të 11-të, dhe përsëri Enveri në mbledhjen e aparatit të Presidiumit të Kuvendit Popullor flet për “ luftën kundër liberalizmit dhe shfaqjeve të huaja e ndikimeve të tyre në art e në kulturë” dhe o burra organizatat e partisë, ku të gjejnë gabime e kapen pas fijes së kashtës, me Kujtim Spahivoglin si psh: “ka thyerje disipline, neglizhencë në punë, braktisjen e orëve të mësimit me ditë të tëra, shoku Kujtim ka refuzuar punën prodhuese me pretekse të ndryshme”. “Prandaj propozon shkarkimin e tij nga detyra e shefit të katedrës”. “Ai ka influencuar në Institut për të sjellë kuadro me përbërje të keqe politike dhe me qëndrim të keq moral. Në disa raste ka këmbëngulur që t’i ngrejë në pergjegjësi, duke humbur vigjilencën revolucionare. Si komunist ka luftuar me konseguencë kundër konservatorizmit, por ka shkarë në pozita liberale, ai ka ndërhyrë edhe në rrugë personale tek Fadil Paçrami, për të sjellë element të tillë në Insitut, si rasti i Viktor Gjokës” Për të gjitha ai nuk pranon që të shënohet në karakteristikën e tij se dërgohet në një teatër tjetër rrethi për edukim, po për qarkullim.
Komiteti i Partisë së Rajonit Nr. 2 me Peti Shambllin Sekretar i Parë, kërkon nga organizata e partisë së Institutit i Lartë i Arteve dhe Teatri ta shpallnin si “njeri i padëshiruar për partinë, ky ndëshkim e çoi si punëtor krahu në rrethin e Fierit (fshatin Mbrostar). Aty ai punon, jo për riedukim në gjirin klasës punëtore, por se kishte besim në rikthimin e tij në Tiranë në njëjtin pozicion pranë studentëve të tij si petagog. Nga respekti që krijoi në Mbrostar sekretar i organizatës së partisë Ramiz Kullolli i bën një karakteristik vlerësuese Kujtimit, ku ndër të tjera thekson se: ai ka punuar në frontet më të vështira, si në betonime dhe në brigadën e hekurkthyesve, pa patur pretendime në proçese pune. Po ashtu edhe kryetari i Këshillit të Bashkuar Bërzhitë, Mehmet Alla thekson: I është përgjigjur thirrjeve të punonjësve me gadishmëri, duke punuar me orë të zgjatura dhe është treguar i papërtuar në gjallërimin e jetës kulturore në kooperativën e Bërzhitës. Njerëzit e mirë e thanë të vërtetën për ta ndihmuar Kujtim Spahivoglin, por komunistët fanatik dhe xhelozët në fushën e artit, nuk mund ta pranonin këtë “përkrahës të grupit armiqësor në art dhe në kulturë”.
Jeta tragjike e këtij personaliteti të skenës shqiptare, sado e gdhendur në reliev fytyra e tij në një pllakë të obeliskut nga duart e artistit të popullit Muntaz Dhrami në afërsi të urës së Mbrostarit, si dhe dhënia e emrit të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” apo edhe dhënia e titullit “Artist i popullit” pas vdekjes, janë në një fare mënyre vënie e nderit në vendin që i takon figurës shumdimensionale të një njëriu i cili u largua nga skena, nga auditori, nga arti i lartë i dramës i së vërtetës, duke lënë një boshllëk po aq dramatik në artin e fjalës. Kujtim Spahivogli ka nevojë të ridimensionohet si figurë e artit botëror, si fenomen i antropologjisë kulturore në rradhë të parë, dhe njëkohësisht i hapjes së një debati shkencor, mbi artin në kohën e diktaturës. Spahivogli i flet të gjitha kohërave, po të kihet parasysh forca e artit dhe artistit me artin e tij në çdo regjim. A nuk ka pasur në këto 34 vjet rreshtime dhe kundërvënie ndaj artistëve, kur veprat dramaturgjike kanë qenë në krah të së drejtës dhe moralit shoqëror dhe kundër rrymës së me pushtetin? Kujtim Spahivogli e kishte nisur karierën duke vënë në skenë dramën e Majakofskit “Banja” në të cilën goditej burrokracia dhe po me këtë shfaqje e mbylli karierën në Tiranë.
Me vënien në skenë të dramës “Një shok i klasës sonë, ai tejkaloi hapësirat e lirisë për kohën, tashmë jemi në skenë auleole parlamentare, ku fillojnë debatet dhe zbëhet frika nga shumëzërashat në gojën e mësuesit dhe nxënësve. Kjo shfaqje pati sukses dhe jehonë të madhe në Shqipëri, siç qe edhe vënia në skenën e Teatrit të Kombësive në Shkup e komedisë “Karnavalet e Korçës” e cila u quajt nga kritikët, si vënie e gurit të themelit në atë teatër. Si aktor dhe regjizor me plot talent, ai mbahet mend në rolet e Xherxhiskit tek drama “Orët e Kremlinit”, “Majlinda”, “Në anë tjetër”, “Hamleti”, “Dragoi i Dragobisë” dhe si regjizor vuri në skenë “I çuditshmi”, “Gratë gazmore” të Uinsorit, dramën “Shtëpia në boulevard”, “Qielli i kuq”, komedinë “Karnavalet e Korçës”, “Drita”, “Në tufan” etj.
Kujtimi shkëlqeu si drejtues i “Teatrit të të rinjve”, i cili u krijua pranë Institutit të Lartë të Arteve dhe prej këtij teatri dolën emra të shquar arktorësh. Po atij, me ndëshkimin që i bën, i hoqën të drejtën e vënies së pjesëve në skenë. Filmat ku kish luajtur si aktor nuk i shfaqeshin. Kjo ishte vrasje për së gjalli dhe ia shpeshshtoi dhimbjen e zemrës, e cila më në fund pushoi së rrahuri më 7 korrik 1987. AI U LARGUA NGA KJO BOTË DUKE BARTUR SHUMË DRAMA. Jeta e njerëzve të mëdhenj kalon nëpër tragjedi e drama të pamerituara, por edhe lavdia e saj lartësohet, sa më shumë që koha shkonë. Në ditën që po përcillej për në banesën e fundit Kujtim Spahivogli, shumë institucione kulturore në Tiranë, nuk dhanë shfaqje i anulluan ato, siç qenë Teatri Popullor, Teatri i Estradës së Tiranës, Cirku Kombëtar.Vargu i njerëzve në përcjelljen mortore e këtij kolosi të skenës shqiptare ishte jashtëzakonisht i madh. Ai me ikjen e tij foli kundër regjimit diktatorial, vetë ceremonia mortore, njerëzit që po e përcillnin në përjetësinë e tij. Ata me heshtjen e tyre i dhanë lamtumirën, por vranë edhe frikën. I ndjeri Artan Minarolli i cili ishte nipi i Kujtim Spahivoglit mbaroi gjimnazin me nota të shkëlqyera dhe mund të zgjidhte një degë shkolle të universitetit nga më të mirat, por ja ai, pra daja, nuk e ndaloi që të bëhej një regjizor tepër i talentuar, që jetoi një jetë të shkurtër plot dinjitet. Timi djali i vajzës së vetme të Kujtimit, Ani do të mburret dhe do të ndihet krenar me gjyshin e tij një ditë, si të gjithë të afërmit e tij, nipër mbesa.
Kastriot Kotoni
Lini një Përgjigje