Shqipja gjuhë pakice

7 Korrik 2025, 15:26Kulturë Ardian Vehbiu

Si rregull, kur flasim për historinë e kulturës shqiptare dhe në veçanti kulturës shqipe, gjykojmë se edhe shqipja, edhe folësit e saj në shekuj – shqiptarë, arbër, ilirë[1] – ishin bartës të një kulture orale, të bazuar në gjuhën e folur, me të gjitha karakteristikat sociale, kulturore dhe semiotike të oralitetit.

Në fakt, me të dhënat e sigurta që kemi, shqipja e adoptoi një alfabet dikur në Mesjetë (shek. XIII-XIV), dhe deri atëherë ishte analfabete (në kuptimin literal, “pa alfabet”); por do të ishte e gabuar që e njëjta gjë të thuhej për folësit e saj. Sepse për ilirët, arbrit dhe shqiptarët shkrimi, si teknologji dhe praktikë sociale, nuk është se ishte ndonjëherë i panjohur – këta thjesht shkruanin në një gjuhë tjetër (kur u duhej të komunikonin me autoritetet me gojë ose e sidomos me shkrim) dhe gjuhën e tyre amtare e përdornin vetëm për komunikimin gojor (oral), në kontekste sociale specifike.

Historikisht, shqiptarët dhe para-ardhësit e tyre kanë qenë, më të shumtën e kohës, ose popuj perandorish të mëdha, ose fise të tërhequra në periferitë e largëta të shtetit dhe jashtë strukturave dhe proceseve qytetëruese. Por të parët tanë patjetër do të kenë përdorur – për të shkruar – greqishten e vjetër, latinishten, greqishten bizantine, më pas edhe sllavishten dhe osmanishten. Me fjalë të tjera, e kanë njohur shkrimin si teknologji dhe praktikë sociale dhe do gabonim, po t’i quanim kolektivisht analfabetë (që mes tyre ka pasur një shumicë analfabete, kjo nuk e dëmton argumentin, sepse shumica analfabete ka pasur kudo në Europë dhe gjetiu).

Për ta kuptuar historinë e shkrimit të shqipes, më shumë se të nisemi nga raporti i gjuhës së folur me gjuhën e shkruar dhe historinë e alfabetit (alfabeteve) shqip, mbase duhet ta shohim shqipen, në shekuj, si gjuhë të një pakice etnike, brenda një njësie politike më të madhe, për shembull një perandorie ose mega-shteti.

Sa kohë që shqipja dhe gjuha “zyrtare” – greqishtja bizantine, sllavishtja dhe turqishtja osmane – u kanë përkitur dy niveleve të ndryshme, me shqipen si variant të ulët, atëherë ia vlen të flasim për statusin e shqipfolësve, deri në fillim të shekullit XX, si një lloj diglosie. Nga ana tjetër, brenda perandorive, dhe veçanërisht brenda Perandorisë Osmane, shqipja si gjuhë e folur ishte gjuhë e një pakice, me status jo shumë të ndryshëm nga ai i shqipes që flisnin arbërorët (arvanitët) në Greqi dhe arbëreshët në Itali.

Me krijimin e shtetit shqiptar dhe konsolidimin e shkollës shqipe, edhe shqipja doli nga qerthulli i oralitetit dhe nga statusi i gjuhës minoritare, për të marrë karakteristika të tjera, të ngjashme me ato gjuhë të Evropës që këtë ndryshim statusi e kishin përjetuar më herët. Ashtu u konsolidua edhe alfabetizimi i shqipes, duke u shndërruar kjo në gjuhë zyrtare të shtetit të ri shqiptar; ai alfabetizim që kish nisur që në Mesjetë.

Ka specialistë mes albanologëve që i njohin mirë problematikat e shqipes gjuhë e pakice, sa i përket komuniteteve arbëreshe dhe arbërore; në kuadrin konceptual të diglosisë por jo vetëm. Do të isha kurioz të dëgjoja, prej tyre, nëse mund të ndihmojë, për të kuptuar më mirë historinë e shqipes së shkruar dhe të kulturës shqipe (shqiptare), trajtimi i shqipes, edhe i asaj që flitej në Ballkan, si gjuhë pakice, me metodat përkatëse të përsosura tashmë nga sociolinguistika.

(c) 2025 Ardian Vehbiu. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Imazhi në kopertinë është punuar me Midjourney. Botohet me leje te TemA.

[1] Për lehtësi, po e marr për të mirëqenë që shqipja është vazhduese e një dialekti ilir, edhe pse kjo nuk është vërtetuar as konfirmuar nga dija. Me ilirë kam, pra, parasysh thjesht folësit e proto-shqipes në lashtësi.

4 Komente

  1. S
    Shqiptari USA

    Edhe sa kohe do Vazhdoni te hidhni balte mbi gjuhen shqipe. Nuk keni turp qe botoni te tilla shkrime antishqiptare? Kush jane keta studiues leshi qe bejne keto shkrime ? Ne favor te kujt i bejne? Gjuha shqipe ka pasur alfabetin e saj dhe ka qene shkruar shume me perpara se te lindnin gjuha latine dhe greqishtja e lashte. Alfabeti ishte me shkronja latine dhe shkruhej nga e djathta ne te majte. Faleminderit etruskeve qe e Kane te ruajtur ne mbishkrimet e varreve te tyre. Lerini pallavrat e ardhacakeve sllave dhe greke qe u perhapen rreth ilireve si grami prane luleve dhe tani duan te perligjin te qenurin autoktone ne trojet qe jetojne. Vetem nje fakt doja ti permendja ketij mjeshtrit te artikullit. A e di ky shkencetar qe ne kohen e pushtimit turk ne te gjithe tokat e perandorise osmane lejoheshin te gjitha gjuhet e dhjera te perdoreshin dhe te zhvilloheshin neper shkolla pervec shqipes qe ishte e ndaluar me ligj. A ka ndonje pergjigje per kete pyetje sepse paska bere dhe analize te thelle pergjate shekujve. Edhe njehere TURP TURP TURP per ate qe e ka shkruar por me turp per ate qe ja publikon .

    Përgjigjjuni
    1. v
      vehbi putana antishqiptaere

      boll hengre MUT o rrospi antishqiptare ,qe mbush faqe kot si fushat e pushtuara nga Kakalecat ,qe dridhesh e perdridhesh dhe s'thot asgje ,vec brockulla idiote . o thes me mut ,ala s'ke gjet halen qe te marr brenda .yt kerme

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fisnik

        Shqipja doli nga statusi i pakicës me krijimin e shtetit shqiptar por vetëm në gjysmën e Shqipërisë etnike. Statusi i gjuhës së shqiptarëve që mbeten jashtë shtetit kombëtar shqiptar vazhdoi të ishte jo vetëm gjuhë e pakicës por ishte e ndaluar me ligj, nga Ulqini e rretherrotull Shqipërisë londineze deri në Greqi. Kjo gjendje vazhdoi derisa erdhën italianë dhe gjermanët duke mundësuar për të parën herë në histori të gjysmës tjetër të kombit që të përdorin zyrtarisht gjuhën e vet amtare që ishte një rilindje e vërtetë kombëtare. Kjo rilindje luajti një rol të madh edhe mbas (pas) largimit të italianëve dhe gjermanëve sepse në pushtetet komuniste të Jugosllavisë dhe Shqipërisë u ngrit Çështja e Kosovës dhe shqiptarëve nën Jugosllavi. E drejta e fituar për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe nuk mund të têrhiqej mbrapa (prapa). Edhe me të drejtën ndërkombëtare, një e drejtë e fituar nuk mund të hiqet, nuk mund të anulohet. Edhe duke përfituar nga fakti se Jugosllavia u rregullua si federatë e popujve, Kosova me shumicë shqiptare fitoi autonominë politiko-territoriale. Pastaj kur u shpërbë federata shqiptarët e Kosovës ia dolën ta krijojnë shtetin e pavarur nga Serbia megjithëse juridikisht e përkufizuan (definuan) si shtet multietnik me qëllim që të jetë i pranueshëm nga Serbia dhe Rusia. Pra, ishte gjuha shqipe prandaj u bë Kosova shtet.

        Përgjigjjuni
        1. m
          mb

          Ky zotria te le supozimet pa baza e te shpjegoj se pse gjuhetaret e konsiderojne gjuhen shqipe si ma e vjeter ne Evrope!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje