Mbrëmje artistike në Pogradec, kalendar i pasur aktivitetesh për gjithë sezonin veror

7 Korrik 2025, 12:59Kulturë TEMA
Mbrëmje artistike në Pogradec, kalendar i pasur aktivitetesh për

Sheshi “Odeon” në Pogradec u shndërrua në një skenë të gjallë emocionesh dhe tingujsh gjatë një mbrëmjeje të veçantë artistike organizuar nga Qendra Kulturore “Lasgush Poradeci”.

Koncerti veror solli në zemër të qytetit një spektakël të pasur me muzikë të lehtë shqiptare dhe ndërkombëtare, e cila u interpretua mjeshtërisht nga artistët vendas, duke sjellë një mbrëmje të veçantë për publikun.

Ishin këngë burimore ose këngë të shekullit, të cilat ishin më afër zemrave të njerëzve. U shikoja gojët që na shoqëronin herë pas here, duke kënduar e duke vallëzuar,” tha këngëtarja Luiza Mara.

Ka pasur një larmishmëri zhanresh, që nga këngët e lehta pogradecare deri te muzika ‘grunge’ dhe Nirvana, te Bohemian Rhapsody, dhe më pas këngë rok të vjetra shqiptare,” u shpreh këngëtarja Alba Dajlani.

Kalendari i aktiviteteve për sezonin veror është i pasur dhe synon ta kthejë qytetin në një qendër tërheqëse kulturore dhe turistike.

Ne jemi këtu gjatë gjithë sezonit veror për të organizuar dhe të tjera evente në funksion të argëtimit dhe për të kënaqur publikun pogradecar, por edhe vizitorët e shumtë që do të vijnë në qytet,” deklaroi Eritan Kamolli, drejtor i Qendrës Multifunksionale Pogradec.

Koncerti veror u pasurua edhe më shumë nga performanca e grupit të kërcimit të Qendrës Kulturore, që sollën në skenë harmoni dhe gjallëri, transmeton rtsh.

Lini një Përgjigje