Kumbaro: Festivali ndërkombëtar në Kukës”, ftesë për të zbuluar magjinë e Gjallicës (VIDEO)

31 Gusht 2025, 13:12Kulturë TEMA
Kumbaro: Festivali ndërkombëtar në Kukës”, ftesë

Edicioni i katërt i festivalit “The Gjallica International” do të zhvillohet këtë fundjavë në qytetin e Kukësit, duke sjellë para publikut kuksian shumë artistë profesionistë, por edhe të rinj të talentuar.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro i bëri sot jehonë këtij festivali i cili do të sjellë këtë fundjavë në zemër të Kukësit muzikë, artizanat, kujtesë historike dhe talentet e rinisë.

Kumbaro theksoi se “ky festival është më shumë se një ngjarje, është një dëshmi e identitetit tonë kombëtar dhe një ftesë për çdo shqiptar e mik të huaj që ta zbulojë dhe ta jetojë magjinë e Gjallicës”.

Synimi i festivalit “The Gjallica International” është ripërpunimi i pjesëve dhe i këngëve burimore kuksiane, duke promovuar resurset që ka Kukësi.

Aktiviteti i bën jehonë historisë, kulturës, muzikës dhe traditës kuksian, shkruan atsh.

Lini një Përgjigje