Rama ndan pamje nga festivali i Yjeve në Fushë Studën, Librazhd (VIDEO)

31 Gusht 2025, 08:56Kulturë TEMA
Rama ndan pamje nga festivali i Yjeve në Fushë Studën, Librazhd

 Kryemimistri Edi Rama ndau sot pamje nga festivali i yjeve në Librazhd.

“Festivali i Yjeve në Fushë Studën, Librazhd”, shkruan Rama teksa në video shihet ndër të tjera dhe performanca e grupit të njohur Elita 5.

Festivali i Yjeve” filloi në muzgun e natës së fundit të gushtit për të vazhduar përgjatë gjithë natës, deri në orët e para të mëngjesit.

Pjesëmarrësit në këtë event shijuan një super spektakël në natyrë, nën ndriçimin e yjeve dhe zjarreve.

Parku Kombëtar i Shebenikut është kthyer në destinacionin turistik më të preferuar edhe nga të huajt që vizitojnë qarkun e Elbasanit.

Simboli i Fushë Studënit është liqeni, i cili ndodhet rrëzë pyllit të ahut, çka i jep atij një pamje tepër piktoreske, dhe tërheq mijëra turistë vendas dhe të huaj.

Fushë Studëni, nga pozicioni gjeografik, pasuritë natyrore, traditat kulturore, ka mundësuar dhe mundëson një turizëm malor të veçantë, shkruan atsh.

Ardhja e vizitorëve për peshkim, ecje sportive, alpinizëm, tregon se Fushë Studën është një ndër vendet më të preferuara të parkut.

2 Komente

  1. P
    Patronazhisteve cekic ballit

    Kerric gomari.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Shqipëria është një vend i mallkuar nga e keqja që ka në vetvete.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje