Orkestra e Harqeve Elbasan, në bashkëpunim me mjeshtrin e madh të skenës shqiptare, tenorin Kastriot Tusha dhe sopranon e njohur Erinda Agolli, sollën për publikun elbasanas koncertin vokal–instrumental “Stina Koncertore”.
“Është një koncert i mrekullueshëm dhe kam shumë nostalgji, dhe sa herë vij i ftuar në qytetin e vendlindjes time ndjehem shumë mirë”, u shpreh tenori.
“Ne e shijuam shumë sidomos në krahët e mjeshtrit Kastriot Tusha është një kënaqësi më vete. Kthimi në qytetin e Elbasanit me koncerte të tilla është gjithmonë kënaqësi”, tha soprano.
Dirigjenti Blerim Narazani i cilësoi aktivitete të tilla të rëndësishme për të afruar brezat e rinj pranë muzikës si shtyse për të vijuar rrugën drejt artit.
“Repertori është i bazuar jo në numrat koncertal por në numrat solistik që të ketë më shumë risi, por bëmë edhe prezantimin e disa artistëve të rinj”, u shpreh dirigjenti.
Ky aktivitet artistik, u zhvillua në një atmosferë të veçantë në sheshin e kalasë me synimin për të pasurojë jetën kulturore të qytetit dhe të sjellë më afër artin e muzikës së kultivuar.
- RTSH-
Lini një Përgjigje