VIDEO/ Fëmijëria e panjohur e Ali Pashës: Nga shkollimi, tek gjysmëvëllai etiopian dhe ‘shkolla tribale’ që sfidoi diplomacitë europiane

30 Gusht 2025, 14:00Kulturë TEMA
VIDEO/ Fëmijëria e panjohur e Ali Pashës: Nga shkollimi, tek

I ftuar në episodin e radhës të Apostrof Podcast, historiani Dorian Koçi ndalet tek vitet e para të jetës së Ali Pashë Tepelenës, duke sjellë detaje më pak të njohura mbi mënyrën se si u formua sundimtari që më vonë do të kontrollonte një territor të rëndësishëm brenda Perandorisë Osmane, nga Shqipëria e jugut deri në veri të Greqisë.

Shpesh, kur flitet për figurën e Ali Pashës, ai përshkruhet si një sundues mizor, dinak nga natyra, por i paditur. Por, Koçi thotë se kjo nuk është e vërtetë.

“Si pjesëtar i një familjeje aristokrate të islamizuar, shqiptare në atë kohë, [Aliut] i duhet të merrte dhe një shkollim. Ky shkollim ishte administratë osmane,” thotë Koçi.

Sipas tij, megjithatë, Ali Pasha nuk u dallua si nxënës i zellshëm. “Nëse i kthehemi shprehjes që a ishte ai një nxënës i shkëlqyer dhe që arriti që të arsimohej shumë mirë? Jo, në këtë rast, ai nuk ka qenë. E tërhiqnin më shumë pikërisht mënyra e rritjes së fiseve shqiptare, kryesisht kalërimi, pjesëmarrja në lodrat e natyrës,” shpjegon Koçi.

Një rol të veçantë në rritjen e tij, sipas historianit, e pati edhe gjysmë-vëllai i tij - i njohur si Jusuf Arapi - rreth 16 vjeç, i lindur nga një skllave etiopiane e babait të Aliut. “Ai merrej dhe me edukimin e tij, pikërisht me këtë lojën e shpatave, me kalërimin, edhe që i mësonte pikërisht ato elemente të rëndësishme të cilët më vonë historianë të ndryshëm do të thonë që kjo lloj historie e çuditshme e rritjes së këtyre pjesëtarëve të elitave shqiptare, kjo shkollë tribale ndonjëherë doli dhe më fortë dhe u krahasua edhe me diplomacinë napoleoniane edhe me diplomacinë e Potemkinit rus,” tha Koçi.

Këto elemente të fëmijërisë, mes një edukimi të kufizuar akademik dhe një trajnimi të fortë “tribal”, do të shënonin më vonë karakterin e Ali Pashës si një sundimtar që mbështeste pushtetin mbi forcën, lojën e aleancave dhe aftësinë për të mbijetuar në një mjedis të ashpër politik.

Episodi i plotë i Apostrof Podcast publikohet të dielën, ora 17:00

Ali Pasha Tepelena: Fëmijëria e panjohur, pushteti & rënia

12 Komente

  1. B
    Blersi

    Hahaha, shkolla e hajdutit ishtë sulmi mbi karvanet e mallrave, nga shqipéria né Rumani. Njeri mizor, i pabesë e pa kulture. Ismail Qemali thotë: " Ali Pasha vrau fidanishten e fisnikrisé shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      Qe te 2 turq ishin punonin per turkun.

      Përgjigjjuni
    2. E
      E verteta dhemb.....

      Kishte dhe nje xhevair tjeter me vlere,teper i njohur sot mes muslimon brothers m'Albaniston: shkerdhente gruan e djalit te madh,sa here qe dergonte me "detyre" jashte Gianninas kete te fundit,pasi ishte xhandar ne pashallekun e Ali Pasas.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ti

        Ka shkerdhy greket o budalla, per kete flet historia bani adn dalin shume grek gjaku i tij hahaha

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pensionisti

        Dorian më mirë meru me ndonjë studim për LUFTËN ANT/FASH/NAC/ÇLIRIMTARE SE NGA JE NUK TË BËNË NDERË të flasësh për një që ka djgur një fshat të tërë,dhe ka përdhunuar dhe shumë çupa(çika) në atë jug të ATDHEUT.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Istor Jani

          Mos u merrni me moralin e Aliut. Si ai ishin pak a shumë të gjithë sundimtarët e atyre kohërave. Kush ishte i butë i futej më shpejt e më thellë mbrapa shpine thika e tradhëtisë. Femra në atë kohë nuk konsiderohej njeri por një plaçkë që shitej e blihej. Pra nuk ishte e paparë të ndahej haremi me djalin - ishte si të përdorje herë pas here një nga kuajt e djalit kur ai nuk e përdorte.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pensionisti

            O istor jani mirë e ke për ato që shkruan por ne me të thënë e kemi që aliu është me origjin shqiptar i jugut.Duhet ti bëjnë A.D.N.po qe e mundur dhe dotë shohsh që do jetë kopil e jo SHQIPTAR SI DO BURRA TË TJERË QË I BËJNË NDER MËMËS SHQIPËRI. SHQIPTARI NUK PËRDHUNON DHE ME TË TREGUAR E KAM QË KY LANETI ALI KËRKONTE QË NË ÇDO FSHAT QË SHKONTE TË FLINTE ME NJË VASHË.PRA PO QE E VËRTET AI ËSHTË VETËM SHQIP FOLËS DHE JO BURË SHQIPTAR SI SKËNDERBEU,SAMIU,ABDYLI,ÇERÇIZI,BAJUA,THEMISTOKLIU e më të pastajmen si HERONJTË E ASAJ KRAHINE.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patriot

              Po cfare te merret me luften, Enveri ishte me keqe se ky. Hengri frorinjte e kunatit gjoja per shkolle ne France, erdhi ne pushtet nga Serbet, dhe kur duhet ti kthente florite e vrau kunatin. E motra punonte me peshore ne rruge per buken e gojes, gjysmat e bashkeluftetareve bllokmene I vrau, femijet ja burgosi. Te kujtoshe me nostalgji nje vamprire nuk e di cfare emri ti ve??

              Përgjigjjuni
              1. I
                Idioti

                Karakteristik shqiptaresh mundohemi te jetojme kohen e te shkuares dhe kemi frike te jetojme tonen

                Përgjigjjuni
                1. M
                  MURAT BENCA

                  I BIRI MYFTARIT ,,,DREJT TUNDES PO NGET ,,,KAURET LESHVERDH TA DIN CI PRET,,,TURREN DELINJT NE LUMIN ME GJAK ,,,TE GJALL MOSKOVIT I KTHEHEN FORT PAK ,,,,,,,,BAJRONI ,,,,,,ALIU PARA SE SULLTANI TA BENTE PASHA TE JANINES ,ISHTE DELI ,,,KALORES I USHTRIS OSMANE QE LUFTONTE KUNDER RUSVE ORTHODHOKS ,,,,

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Patrioti.

                    O ti i fandaksur që të flasësh e shkruash për atë EPOPE TË LAVDISHME QOFTË DHE PËR ENVERIN NUK ËSHTË TURP.Turp është të flasësh e shkruash për ata që ju ngjitën pas çizmes së nazifashizmit e vranë e prenë me ata.Për kujtes nqse do ta dishë që trimave e burrave këndohet.Në qoftë se më gjenë qoftë dhe një fjalë se këngë jo ejo për ara që të kanë hequr arësyen më shkruaj dhe unë nuk flasë më

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Te frustruar

                      Ca kopila neogreke, apo filogreke me mire, merren me historine e shqiptareve... dhe me e bukura eshte se shqiptaret me vese apo "negative", per te thene, jane puro shqiptare, ata "pozitive" '' trima "" intelektuale ", jane" greke ".... Pike e zeze me keta muter pas kepuce... nuk shqiten, nuk lahen me sakte.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje