RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL
Titulli: "Dashuria për jetën"
Shtëpia Botuese: Botimet 55
Çmimi: 1.000 Lekë
"Dashuria për jetën" është një libër filozofik dhe psikologjik nga mendimtari i njohur Erich Fromm, i cili eksploron nevojën urgjente për ndryshim në mënyrën si jetojmë, mendojmë dhe ndërtojmë shoqërinë.
Libri është një thirrje për t’u kthyer drejt vlerave njerëzore, për të kultivuar dashurinë ndaj jetës, dhe për të luftuar pasivitetin dhe materializmin që sundon botën moderne. Sipas Fromm, dashuria për jetën nuk është një ndjenjë e thjeshtë emocionale, por një mënyrë jetese: një angazhim aktiv për të jetuar me vetëdije, me ndjeshmëri dhe me respekt ndaj vetes, të tjerëve dhe natyrës.
Lini një Përgjigje