Festivali Folklorik në Durrës -16 grupe nga rajoni dhe Evropa, atmosferë me këngë dhe valle

30 Gusht 2025, 17:39Kulturë TEMA
Festivali Folklorik në Durrës -16 grupe nga rajoni dhe Evropa,

Festivali folklorik multi-kulturore e ktheu qytetin bregdetar të Durrësit në qendër të kulturës dhe trashëgimisë ballkanike.

Në këtë edicion morën pjesë 16 grupe artistike nga vende të ndryshme të rajonit, apo edhe  vende të tjera si Ukraina, Polonia dhe Estonia , duke sjellë ngjyra, ritme dhe motive të pasura folklorike.

Janis Athanasiu koreograf  i grupit  “Kopani” nga Janina thotë se në Shqipëri vijnë për herë të parë.

Vijmë për herë të parë në Shqipëri dhe festivalin e këtij viti që mbahet në Durrës.  Ne do të kërcejmë valle me motive epirote, kryesisht të zonës së Sulit. Është një festival shumë i bukur, kemi marrë pjesë disa herë në fakt, i njohim edhe grupet e tjera që janë pjesë e këtij festivali. Qyteti i Durrësit është shumë i bukur,  shumë njerëz dhe turistë dhe festivali i ka dhënë një bukuri këto ditë“, u shpreh Athanasiu.

Zoran Leveski , organizator i festivalit thotë se kostumet tradicionale, vallet dhe këngët e trashëguara brez pas brezi, krijuan një atmosferë festive dhe emocionuese, duke treguar se folklori mbetet ura më e fortë që lidh popujt.

Ky është një festival shumë i bukur pasi grupet pjesëmarrëse prezantojnë traditat e tyre më të mira dhe shpresoj që ky festival të vazhdojë kështu edhe të paktën për 10 vitet e ardhshme“, tha Leveski.

Festivali tërhoqi qytetarë e turistë të shumtë, të cilët u shprehën të mahnitur nga mozaiku kulturor që ofroi Durrësi.

- RTSH-

Lini një Përgjigje