Fustanella Festival është një nismë e organizatës REK, që vjen si bashkëpunim me Tunel Terrace dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Artistë të ndryshëm nga vendi dhe bota, bëhen pjesë e spektaklit me performancat e tyre, duke përcjellë emocione te spektakorët dhe artdashësit e shumtë.
Ndalesa e këtij viti ishte sheshi i Dhërmiut, ku prej disa ditësh, artistët janë shfaqur para të pranishmëve, por edhe pushuesve vendas dhe të huaj.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se bëhet fjalë për “një mbrëmje plot emocione, ku historia dhe muzika u bashkuan nën qiellin e gushtit, me performancën e paharrueshme të Elina Duni dhe Rib Luft”.
“Një natë unike në sheshin shekullor të Dhërmiut, ku tingujt e Mesdheut, Ballkanit dhe Jazz-it u shkrinë në një udhëtim muzikor të veçantë”, tha Gonxhja.
Në këtë “takim” të Fustanella Festival, Elina Duni dhe Rob Luft rrugëtuan në një udhëtim muzikor magjik midis Mesdheut, Ballkanit dhe Jazz-it.
Këtë verë midis skajeve të Alpeve Zviceriane, Keshtjellave të Polonisë dhe Rumanisë, Çarshive të Kosovës dhe Amfiteatrove Antikë të Greqisë, ata u ndalën edhe te ky shesh shekullor i Dhërmiut për një natë të paharrueshme, shkruan atsh.
Po mo gonxhe po , shijo muzikën se të tjerat i ke mbaruar me kohë, shi mbase jep ndonjë liçens tw kinezët për panele diellore se janë serioz ata , po eshe andej nga prokurimet je mire se të shkon vula . Kerce qr se për ju qe kjo dynja.
PPSL !
O Blendi, mos bjer ne gracken e Rames! Me je bere dhe ti si dixhej lokalesh! Merru me gjera me te rendesishme dhe nese nuk eshte dakord edvini! E keni kthyer qeverine ne nje ojf apo agjensi propogandistike te partise se Miladinit! Hartoni nje model ekonomik per Shqiperine, nje strategji te qarte e te qendrueshme ne marredheniet me Kosoven, jepuni akses te plote apolitik emigracionit shqiptar, akses info, politik, ekonomik, beni gjithcka per RINGJALLJEN e fshatit, mos toleroni pacilesine e sherbimeve, produkteve, ilaceve dhe sjelljeve jo etike, stimuloni nje biznes te NDERSHEM legal dhe etik, pa meshire denoni dhe jo vetem gjoja hetoni eksponente te babezise e krimit, kujdes me tradhtine, mos lejoni me qe ne shqiperi te kete te perjashtuar e te persekutuar, denojeni dhe nje here enver e enverizem, zhbllokoni opoziten europiane e mos e mbani peng ate, dhe nese opozita e re do tju merrte me vote dhe te drejte te zotit oushtetin!!! Shpresoj ta lexosh...
O c'na gjeti ! Nje reklame e tille nuk eshte degjuar ndonjehere ne tregun e turizmit moderrn . Genjeni ,por pak me lezet, se po na qesh bota me ato qe propogandojne majmunet shqiptare . As nga babaj e gjyshi s'kame degjuar,per nje shesh te till shekullor, te jete organizuar ne Dermi .Di vetem nje fakte .Nga regjistirmet e kohes se Zogut beheshin apo nuk beheshi 30 shtepi .Mbase jam gabim. Ne sistemi komunist ,qe erdhi, na ka mesuar per 80 familje ku shumica jetonte ne qytetyin e Vlores . Nuk dyshoje per aftesite organizative te cfaqeve, te tilla ,por pak me modesti, me keto parrulla komuniste .