Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë shkrimtari i madh Ismail Kadare. Homazhet për shkrimtarin do të mbahen ditën e mërkurë, rreth orës 11. Ceremonia do të kryhet nga Kryeministria.
"Homazhet janë marrë përsipër nga kryeministri, një figurë e tillë e madhe i përket kombit tonë.", tha pak më parë botuesi i Ismail Kadaresë, Bujar Hudhri.
Aktualisht trupi i Kadaresë ndodhet në ambientet e një agjencie funerale në kryeqytet.
Kjo është fotoja e fundit e Ismail Kadaresë te Juvenilja, ku shkonte përditë të pinte kafen dhe takonte njerëz. Atje ai piu dhe kafen e fundit. A.K./TemA
Ja çoni me veten kafen qe i ka ngele pa pire. Nuk e shikoni çfare reagimi kane njerezit per te? Eshte fatkeqesi që te sillesh keshtu me nje te vdekur, por si duket paska pase shume kusure, se s'ka se si te ndodhe kjo katrahure. Pozita e Kadarese e levdon, opozita e Kadarese i thote dhe shkruan ato qe ka bere ne intere te tij