Besiana Kadare ka zgjedhur një poezi të shkruar nga babai i saj i ndjerë për ta përkujtuar në ditën kur ai ndërroi jetë.
Poezia titullohet “Kohë e pamjaftueshme”, të cilën Besiana ka vendosur ta publikojë në rrjetet sociale.
Kolosi i letërsisë shqiptare ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 88 vjeçare.
Kohë e pamjaftueshme
S'kam kohë të harroj shumë gjëra
Që nga mendja ti nxjerr përjetë.
Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat
Do t'më duhen së paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq për Danten,
Për frëngjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta gratë do të jem duke fshirë
Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.
Si udhëtari me peshë të tepërt
Para avionit që niset pas pak
I ngarkuar rëndshëm ende
Do t'afrohem tek varri humbak.
Nga supet si ta heq këtë barrë?
Ku ta hedh këte peshë, si?
Me të s'mund të zbres atje poshtë
Por as lart dot s'e lë kurrsesi.
I menduar gjer në çast të fundit
Nga mosthënia, nga pengu tragjik
Një shenjë ndoshta të pakuptueshme
Do t'ju bëj të gjithëve e do ik.
E paska ndjere dereziu ,i pa haruar kujtimi u prefte ne paqe
Shkofsh ne te semes dhe ti me gjithe kete Ismail Kadarene, nje qelbesire njeri, qe e ka thithur mire Shqiperine. Mendoni vepra e tij eshte paguar nga financat publike ne urdher te partise
Kadare,nuk i perket tokesoreve,por eshte ndjere tere kohen si alien nga ata.
Shumee e vertete . Ene kte besjane e rrembye UFO-t thoe ne New York e duket qiert fort te ken abuzue me vjershat e saja
Nje tjeter xhevahir, por kesaj radhe ne ikje...nuk mund te ikte ndryshe.
besjana duket si budallacke me syze , por me e pa g afer p syze ,o nom fare ,mjft e talentume