Ditën e sotme ndërroi jetë kolosi i letrave shqipe, shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare. Kadare ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. Ai ishte një ndër shkrimtarët më të mëdhenj në gjuhën shqipe. Veprat e tij janë përkthyer në dhjetëra gjuhë të ndryshme. Largimi i tij la në boshllëk që madh që nuk do të mbushet kurrë.
Personalitete shqiptare, shkrimtarë, gazetarë, aktorë, drejtues emisionesh, politikanë, i kanë dhënë sot lamtumirën Ismail Kadaresë.
Gazetarja Rudina Xhunga e kujton Ismail Kadarenë me këtë foto, nga intervista në Jerusalem, kur shkrimtari fitoi Çmimin e Jerusalemit në Letërsi në vitin 2015. Gazetarja Rudina Xhunga e intervistoi Kadarenë menjëherë pas marrjes së çmimit.
“Kadare iku. Çfarë boshllëku”, shkruan sot gazetarja Rudina Xhunga.
Ministri Igli Hasani shkruan:"
“Trishtim për humbjen e Ismail Kadaresë, një figurë monumentale në letërsinë shqiptare dhe evropiane.
Shkëlqimi i tij letrar i kapërceu kufijtë, duke formësuar thellësisht kuptimin e historisë dhe trashëgimisë së Shqipërisë. Veprat e tij magjepsën miliona lexues në mbarë botën, duke e cilësuar padyshim si shkrimtarin më të madh dhe më me ndikim shqiptar të kohës sonë.
Në atdhe, kryeveprat e Kadaresë kanë qenë shoqërues të vazhdueshëm për breza, duke shërbyer si fener shprese dhe krenarie në kohëra të errëta dhe më të ndritshme. Mendimi dhe urtësia e tij intelektuale shërbyen si drita udhëzuese, gjithmonë drejt përparimit dhe emancipimit.
Një shqiptar i madh, një kolos i Ballkanit, një evropian i dalluar! Trashëgimia e tij do të vazhdojë të na frymëzojë dhe të na lidhë të gjithëve.
Pusho në paqe!”
Gazetarja Ilva Tare e kujton me këto fjalë shkrimtarin e madhe dhe mikun e familjes:
“Lamtumirë shqiptarit të madh, kontribuuesit kryesor të kulturës botërore në gjuhën shqipe dhe mikut të shtrenjtë të familjes.”
Gazetarja Monika Stafa kujton takimin e fundit me Kadarenë disa muaj më parë dhe sot ka një dedikim për të në rrjete sociale;
“IKU I HESHTUR. SEPSE ME FJALEN NA PERFSHIU NE HISTORI
Ca muaj me pare, keshtu dua ta kujtoj; KADARE DHE KAPELJA E TIJ! Nuk do kisha dashur ne kete fillim jave mesazh me te dashur se ky: Ishte gëzim, Monika, si përherë kur vjen ti.
Javë të bukur!
….
Mbi pistat ere e stepes fershellente,
Avionet po lageshin ne shi,
Ahere ne e ndiem edhe nje here,
Pse vendi quhej Shqiperi.
Dicka ne po ndienim prej shqipeje,
Tek supet ish nje dhembje e kalter.
Dhe sikur karantina te vazhdonte
Do te na dilnin, me siguri, flatrat.
Moske, 1960.”, Monika Stafa.
Rudina Xhunga, Monika Stafa, Ilva Tare personalitete. o Zot i madh...
Ja lexoj hoxha kuranin ne arabisht ,,? ,,,,apo vazhdoni akoma me ateizmin e enverit ,,,,
Te gjithe keta servilet qe po shkruajne fletelavderimi per Ismail Kadarene sot qe ktheu patkonjte na dielli na kane çare bythen me lepirjen e tyre deri ne neveri se jane bere karriere duke u paraqitur keshtu.
Na rrofshi bythen tani per vere me gjithe kete monster qe dhe emrin e ka turqisht sa kushton (Bu-Kadar) se po na e shitni si gjeni nje bretkose.